Karnavali “Koret” 2012 – Nata Finale (foto + video)

Tuz, Malësi (18.04.2012) – Karnavali “Koret”, i shtatëmbëdhjeti me radhë, u përmbyll mbrëmë me defileun e ekipeve pjesëmarrëse nëpër qendrën e Tuzit e cila ishte e mbushur përplot me banorë të Malësisë dhe më gjerë.

Të gjitha ekipet kishin përgatitur pikë të posaçme për të shfaqur, me kostume e maska të ndryshme.
Mbasi vitin e kaluar fitues i Karnavaleve ishte ekipi i “Tuzit“, ata ishin të parët të cilët nisën parakalimin dhe shfaqjen e asaj që kishin përgatitur. Atyre po ashtu, sipas traditës, në fund të mbrëmjes u takoi djegia e “Shtrigës“.
Këtij viti, pjesëmarrës të Karnavalit ishin ekipet mysafire nga Shkodra dhe Budva.

Ekipet pjesëmarrëse ishin:
1. Tuzi
2. Vulaj
3. Shkodra
4. Nënhelmi
5. Budva
6. Sukruqi
7. Vuksanlekaj

Mbasi të gjitha ekipet parakaluan dhe shfaqen programin të cilin kishin përgatitë, këngëtarja Violeta Lulgjuraj dhe këngëtari Jasmin Nikaj argëtuan të pranishmit, përderisa juria e karnavaleve mori vendimin për fituesit e karnavaleve të këtij viti.

Sipas vlerësimit të jurisë, fitues i karnavaleve “Koret” 2012 u shpallë ekipi “Vulaj“, vendi i dytë i takoj ekipit “Tuzi“ kurse i treti ekipit “Vuksanlekaj“.
Për maskën më të mirë individuale u shpallë maska shtriga nga ekipi i Tuzit, kurse për maskën më të mirë kolektive u shpallë ekipi i Budvës.
Grupi më simpatik u shpallë ekipi nga Shkodra.
Kryetari i karnavaleve “Koret” Nrekë Camaj përshëndeti të pranishmit dhe jua dorëzoj shpërblimet ekipeve fituese. /Malesia.Org/

Kërkojmë falje vizituesve tonë që këtë vit nga mungesa e anëtarëve aktiv brenda stafit, nuk patëm mundësi të përcjellim të gjitha aktivitetet me më shumë fotografi dhe video inçizime, ashtu siç bënim çdo vit në të kaluarën.

FOTOGRAFITË (122 foto) – VIDEO (35 min.)

Falënderojmë Pashko Dedvukaj për fotografitë.