Përkujtohet 101 vjetori i Kryengritjes së Malësisë në Komunitetin Katolik të Shën Palit në Michigan – Pjeter Jaku

6 prilli i vitit 1911 është një datë historike tashmë e shënuar. Ishte pikërisht kjo datë kur malësorët trima të Malësisë së Madhe ngriten flamurin shqiptar në Mëjen e Bratiles në Deçiq, duke i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë, më shumë se një vit e gjysëm përpara.

Në një atmsoferë të rrallë festive, në praninë e më shumë se gjashtëqind pjesëmarrësve, në Qendren Katolike të Shën Palit në Rochester Hills – Michigan, me 22 Prill 2012, nga ora 7:00 Pm deri në orët e mengjesit u përkujtua 101 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe. Pjesëmarrës të veshur me rroba kombëtare, fëmijët që i paraprinë me në krye veteranin e këtyre festave, malësorin patriot Vasel Ujkaj, e zbukuruan dhe gjallëruan shumë më tepër këtë mbrëmje të bukur.

Drejtues i kësaj mbrëmje festive ishte artisti dhe aktivisti i njohur Luke Junçaj. Pas hyrjes triumfale të flamujve kombëtar Shqiptar dhe Amerikan, drejtuesi i ftoi të pranishmit të ngriheshin në këmbë për hymnet e dy vendeve që u interpretuan nga Ardiana Ivezaj ( hymni amerikan) dhe këngëtari Rrok Gjelaj, hymni shqiptar.

Më pas në podiumin e festës u thirr Famullitari i kësaj Qendre, Don Fran Kola, i cili me një elokuencë të veçantë i përshëndeti të pranishmit, duke rikujtuar 7 malet e Malësisë dhe qendresën heroike të tyre ndaj pushtuesve turq. “ Me keqardhje tha Don Frani, – e theksoi se nuk janë të hujat që na sulmojnë, por jemi në që i sulmojmë vetë heronjët tanë.” Në përshendetjen e tij, Don Frani u ndal edhe në festën tjetër të madhe që na pret, 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festë e cila duhet të na gjejë të bashkuar si asnjëherë tjetër.

Në tryezen e nderit ranë në sy edhe supervisor i Shelby Township Rick Stathakis dhe Mayor i qytetit Sterling Heights, Richard Nooty. Ushtari i UÇK-së Agron Mirdita ishte nderi i kësaj tavoline, i cili solli edhe librin e botuar për aktivitetin e tij në Luftën për çlirimin e Kosovës, shkruar nga amerikani Gregory Lima, titulluar “ The Americani Agron Mirdita, the KLA and the Liberation of Kosova”, siç ishin edhe disa aktivistë e klerikë të njohur të komunitetit.

Fjalën e rastit për këtë manifestim e mbajti i ftuari nga Malësia, studenti Anton Lulgjuraj, përfaqësues i “Forumit Demokratik për Integrim” krijuar në Malësi. Fjala e tij u prit me vëmëndje dhe u duartrokit disa herë, sidomos kur flitej për aktivitetin e këtij forumi në mbrojtje të shqiptarëve nën Mal të Zi, të cilët përsekutohen vazhdimisht, duke përjetuar një diferencim të pafalshëm për kohën që jetojmë.

Ndryshimet demografike, – theksoi Lulgjuraj bëjnë që ne të mos e pranojmë më referendumin për komunen e Tuzit, si dhe theksoi disa aksione në të mirë të Malsisë nga ky forum, të cialt u duartrokiten nga të pranishmit. Së shpejti, – vijoj referuesi do të kërkojmë në gjykaten e lartë që malësorët e burgosur në aksionin policor të vitit 2006 të shpallen të pafajshëm.

Më pas përshëndeten Supervisori i Shelby Township Rick Stathakis, i cili vuri në dukje deshiren për të bashkëpunuar me shqiptarët dhe numrin e tyre të madh që banojnë e punojnë në Shelby. Po kështu edhe Mayori i qytet Sterling Heights, Richard Nooty, vuri në dukje rëndësinë e kësaj ngjarje, duke theksuar se shqiptarët janë nderi i qytetit tonë.

Më pas u kalua në programin artistik, ku në mënyrë të veçantë u duartrokiten grupi i këngëtarve,vallatërve dhe recituesve të rinj të kësaj qendre, me të cilët kishin punuar Joli Papristo, (vallet) Ndue Gjekaj ( recituesit) dhe Gjergji Paparisto me muziken.

Atmosfera festive vazhdoi deri në ortët e mëngjesit, duke realizuar vërtet një nga mbrëmjet festive më të mira të kësaj qendre.

Pjeter Jaku