Ndahet nga jeta politikani nga Ulqini, Fuad Nimani

Njëri nga politikanet e njohur të skenës politike të shqiptareve në Mal të Zi, Fuad Nimani, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 64-vjeçare
Nimani ishte në krye të funksioneve të ndryshme si kryetar i komunës së Ulqinit, kryetar dhe nënkryetar i Unionit Demokratik të Shqiptareve, Ministër i pakicave.

Mbledhja komemorative për të ndjerin u mbajt sot në sallën e madhe të komunës së Ulqinit me fillim nga ora 12.
Fuad Nimani ka lindur me 1948. /Malesia.Org/