Zëri i Vëllazërisë jehoi bukur në 100 vjetorin e Pavarësië /foto/

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martrin Dreshaj”dhe ajo Atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra kishin vendosur të jenë shembull i mirë në përpjekjet për unifikimin e kombit në sferën e kulturës dhe dijes dhe prandaj kanë organizuar bashkërisht në Shkodër fillimin e Manifestimit “Zëri i Vëllazërisë “ me moton “ 100 vite rrugëtim drejt Bashkimit Kombëtar” e në prillin e madh të Dedë Gjo Lulit e Mehmet Shpendit. Organizatorë t nga kjo e ajo anë e Shqipërisë kishin mjaft pengesa për të zhvilluar gjithë ato aktivitete në trojet etnike , por u kaluan gjithë ato strese falë bindjes në zemër të veprimtarë ve të Shoqatave dhe Manifestimi nisi bukur në Shkodër me një tryezë tematike kushtuar ngjarjeve të më dha në përpjekje për liri e pavarësi të kombit tonë .
Janë shpalosur temat :
1- Situata politike evropiane dhe roli i saj për kryengritjet antiosmane ne pragun e Pavarësisë, nga Dr. Simon Lufi
2- Organizimi i kryengritjes se Malësisë se Mbishkodrës e vitit 1911, nga Prof. dr. Romeo Gurakuqi
3- Nga Isai e deri te Ademi, 100 vite rrugetim drejt Pavaresise, nga Profesor Abaz Rexhepi
4- Luftërat e dukagjinasve për Liri dhe Pavarësi dhe roli i tyre ne Shpalljen e Pavarësisë se vendit, nga Prele Milani, Mhill Pali e Fran Lisi
5- Roli i “Institucionit” te bashkëjetesës dhe harmonisë nder-fetare ne Malësinë e Madhe ne kryengritjen antiotomane, ne vitin 1911, nga studiuesi Ndue Bacaj
6- Personalitet kryesore ne organizimin dhe udhëheqjen e kryengritjes te vitit 1911, ne Malësinë e Madhe dhe ne Dukagjin, nga Ndue Baca e Luigj Shyti.

Pas kësaj është prezantuar në sallë n e bukur të Fshati i Paqes një program i pasur artistik me pjesëmarrjen e këngëtarëve, valltarë ve e aktorë ve të Shoqatë s Atdhetare “Dukagjini”, Shoqatë s “Martin Deshaj”, Ansamblit “Dedë Gjo Luli “ nga Malësia e Madhe , Ansamblit “Selman Kadria “ nga Istogu, atij Dervish Shaqa e Demush Neziri” nga Deqani, “Shpëtimi” nga Medvegja e Kosovë s Lindore e Ansamble të tjera nga trojet etnike. Në përmbyllje të ditës së parë të Manifestimit janë zhvilluar bashkë biseda për vazhdimin e Manifestimit. Në kuadër të këtij aktiviteti përfaqësues të Shoqatave e Ansambleve pjesëmarrëse janë pritur nga përfaqësues të lartë të pushtetit në Shkodër.

Vazhdim i mbarë në Pejë , Klinë, Istog e Deçan

Kjo festë e madhe ka vazhduar për dy ditë e me plot aktivitete edhe në disa prej qyteteve në Kosovë. Janë pritur në mënyrë madhështore pjesëmarrësit Shkodra, Malësia e Madhe, Plava, Gucia, Medvegja dhe Kosovës Lindore dhe nga trojet tjera etnike. Qytetarët e Pejës janë mahnitur me bukurinë e veshjeve tona kombëtare dhe me ritmin e gjallë të valles shqipe. Pas kësaj pjesëmarrësit kanë shkuar në qytetin e Klinës
dhe atje i ka përshëndetur i pari i këtij qyteti, z. Sokol Bashota. Pjesëmarrësit këtu kanë shpalosur vlera kulturore para qytetarëve në Sheshin, që mban emrin e dëshmorit të kombit, Mujë Krasniqi. Me të kryer këtë aktivitet pjesëmarrësit e Manifestimit janë bërë pjesë e një takimi të madh poetik dhe bashkë me poetin e kritikun e njohur, Prend Buzhala kanë bërë prezantimin e veprave të Fran Camajt dhe të shkrimtarëve të tjerë të Malësisë së Madhe. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Klinë, z. Ahmet Krasniqi, që kishte bërë shumë angazhime në përkrahje të Manifestimit bashkë me veprimtarë të tjerë nga ky qytet, ka deklaruar se takime të tilla janë me vlerë sepse promovojnë kulturën e tërë viseve tona dhe e forcojnë jehonën e Zërit të Vëllazërisë.. Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, z. Ndue Sanaj , duke vazhduar traditën e mirë dukagjinase i ka dhuruar kryetarit Bashota një logo të punuar mjeshtërisht të Shoqatës “Dukagjini” dhe në fjalën përshëndetëse ka deklaruar se takimet si ky janë me vlerë dhe mundësojnë që shqiptarët nga të gjithë trojet të jenë bashkë e në të njëjtën kremte siç është kjo për 100 vjetorin e Pavarësisë. Ai ka lavdëruar angazhimet e përbashkëta të dy shoqatave dhe përkrahjen që komunat e Klinës, Istogut, Deçanit, e mbase edhe e Pejës po i ofrojnë këtij Manifestimi. Kryetari i shoqatës “Martin Dreshaj” u është falënderuar institucioneve të komunave mikpritëse për këtë atmosferë kaq vëllazërore. Ai ;po ashtu ka falënderuar edhe individë dhe Shoqatën “Dedë Gjo Luli” që në në mënyrë modeste, por shumë domethënëse, kanë përkrahur këtë aktivitet.

Pjesëmarrësit kudo në një këngë e në të njëjtën valle

Në ditën përmbyllëse të Manifestimit pjesëmarrësit nga trojet etnike ishin në Istog, Gllogjan e Deçan dhe përshëndetur nga qytetarët e shumtë dhe përfaqësuesit e lartë të institucioneve komunale. Drejtori i arsimit të Istogut, Agim Haxhiu, ka thënë se ky Manifestim sjell momente feste në Istog dhe prandaj i gëzohen qytetarët e këtij vendi me histori të lashtë e të lavdishme. Shoqata organizatore ka lavdëruar angazhimet e Faton Bytyqit për mirëvajtjen e Manifestimit dhe ka falënderuar qytetarët dhe institucionet komunale për mikpritjen dhe sofrat e shtruara bujare. Në këtë qytezë të bukur janë shpalosur vlera të zgjedhura artistike nga pjesëmarrësit, të cilët të entuziazmuar nga pritja vëllazërore kanë vazhduar rrugën drejt Gllogjanit të historisë sonë të lavdishme për të lartësuar kujtimin për dëshmorët e kombit. Nga aty ata janë nisur për në Deçan për të defiluar e për të shprehur respektin e lartë para shtatoreve të dëshmorëve të kombit. Pas kësaj jehona e zërit të vëllazërisë është dëgjuar bukur në këtë qytezë, që është pjesë e veçantë e historisë sonë të lavdishme. Programi i zgjedhur artistik këtu është pritur ngrohtë e me duartrokitje të gjata nga deçanasit. Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka lavdëruar Shoqatën organizatore dhe është shprehur se takime të tilla duhet pasur edhe më shumë në mënyrë që bashkërisht të ruajmë traditën dhe këngën e vallen e bukur shqiptare. Përshëndetjet për Manifestimin dhe qytetet mikpritëse i kanë sjellë nga Ulqini, Tahir Tahiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, veprimtari Naim Martinaj, që qytetarët e Deçanit e kanë nderuar me mirënjohje të veçantë për angazhimet e tij gjatë gjithë viteve e dekadave. Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, z. Ndue Sanaj ka falënderuar qytetarët dhe institucionet komunale për pritjen vëllazërore në këto troje shqiptare.
Në mbyllje të këtij Manifestimi Shoqata “Martin Dreshaj, që është lavdëruar për organizimin e kësaj feste ka ndarë mirënjohje të veçanta për Haki Rugovën, Sokol Bashotën, Rasim Selmanajn. Çmimi “Martin Dreshaj” i është ndarë Faton Bytyqit, Frashër Rracit, Lekë Camajt, Ahmet Krasniqit e Fran Camajt. Ansamblet e Shoqatat pjesëmarrëse janë nderuar me titullin “Sali Mani” në kujtim të këngëtarit të madh shqiptar, ndërsa luftëtarit të lirisë dhe veprimtarit Avdyl Mushkolaj i është ndarë mirënjohje e veçantë për angazhimet atdhetare e kombëtare.

Rrahman Jasharaj , gazetar nga Kosova i Malesia.Org

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012

Zeri i vellazerise 2012