Kremtohet 10-vjetori i themelimit të Muzeut Etnografik të Malësisë (foto + VIDEO) e plotësuar

Tuz, Malësi (03.05.2012) – Të martën me 1 maj 2012, në QIK “Malësia”, u kremtua dhjetë vjetori i themelimit të Muzeut Etnografik të Malësisë, themelues dhe pronarë i të cilin është fotografi dhe etnologu i parë në Malësi z. Shtjefën Ivezaj.

Në sallën e QIK-ut, në mesin e të pranishmëve të shumtë nga jeta shoqërore, kulturore e politike nga Malësia, pati edhe mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Medvegja, Ulqini, Plava e Gucia etj.
Veprimtaria e Shtjefën Ivezajt nga folësit u vlerësua shumë lartë, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike, kulturore e kombëtare.

Udhëheqës të programit ishin: aktorja e teatrit Migjeni nga Shkodra, Rajmonda Marku dhe gazetari i mirënjohur nga Malësia, Pjetër Lucaj.
Folësit e mbrëmjes ishin: Kryentari i KU Tuz Fran Lulgjuraj, prof.dr. Palokë Berishaj, dr. Sulejman Haxhiabllahoviq, publicisti Ndue Bacaj, prof. Sokol Lulgjuraj, euro-etnologu Gëzim Uruçi, dr. Nysret Krasniqi, kritiku letrat Kadri Ujkaj dhe prof. Shefki Rexhepi.

Të pranishmit i argëtuan ansambli Shqiponja, Anton Nikprelaj i cili interpretoi këngën kushtuar Muzeut Etnografik, recitimi nga Lekë Nikprelaj, grupi nga Medvegja si dhe këngëtari nga Malësia e Madhe, andej kufirit, Rrok Gjelaj.

Në fund të pranishmëve ju drejtua dhe pronari i Muzeut Shtjefën Ivezaj i cili i falënderoj për përkrahjen dhe ndau disa mirënjohje.
Të pranishmit patën rastin të shikojnë edhe një film dokumentar kushtuar Muzeut Etnografik të Malësisë. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË

VIDEO 1VIDEO 2VIDEO 3