Nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu argumenton se problemet e shqiptarëve në Mal të Zi janë në hijen e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe malazezëve.
“Shumë herë kam thënë se zgjidhja e problemet e shqiptarëve në Mal të Zi është nën hijen e marrëdhënieve ndërmjet malazezëve dhe serbëve.
E njëjta gjë vlen edhe tani. Me formimin e klubit të deputeteve shqiptarë do të rritet edhe ndikimi i partive shqiptare. Sigurisht, është shumë e vështirë për të kapërcyer pozitën inferiore në aspektin e ndikimit politik, në të cilën situatë na solli UDSH me satelitët e saj, si dhe disa të ashtuquatur kuadro shqiptarë në partitë qytetare”, ka deklaruar në një intervistë për gazetën e përditshme DN.
Ai poashtu ka shtuar se kërkesat politike të shiptareve janë të artikuluara shumë qartë sidomos viteve të fundit.
“Për të fituar mbështetjen e partive shqiptare ekzistojnë disa kushte: Komuna e Malësisë, decentralizimi i pushtetit, Të mirat detare, kthimin e pronës, Valdanosi. Këto janë vetëm disa nga kërkesat politike të shqiptareve në Mal të Zi”, tha ai. /Ulqini Online/