Opozita kërkon nga Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit të tregoj se si u pensionua

Siç njoftojnë mediet malazeze, Kryetari i KU Tuz Frano Lulgjuraj, as në seancën e djeshme nuk i është përgjigj Këshilltarit të Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj se si ai u pensionua. Këshilltari i LD-së dhe ata të opozitës nga Lulgjuraj kanë kërkuar përgjigje me shkrim për seancën e ardhshme.
“Në seancën të cilën Lulgjuraj u zgjedhë Kryetar nuk është dhënë mundësia për të diskutuar propozimin. Edhe pse unë jam i vetëdijshëm se Ligji mbi Qasjen e Lirë në Informata na lejon që të zbulojmë këtë informacion, unë dua që të marre një përgjigje nga ju”, theksoi Camaj.
Camaj duke ju drejtuar Lulgjurajt tha: “Ju jeni kthye në politikë pas daljes në pension. Kërkoj që të më përgjigjeni me shkrim se si ju keni ardhur deri te pensioni në bazë të raportit dhe diagnozës mjekësore apo përmes lidhjeve siç kanë bërë shumë në atë kohë. Të dy variantet që ua kanë mundësuar pensionin nuk ju rekomandojnë për pozitën e Kryetarit të Komunës urbane të Tuzit.
Nëse varianti i parë është në pyetje, partia juaj nuk është dashur të bëjë një zgjedhje të tillë, që të kemi një Kryetar i cili me diagnozë të mjekut lirohet nga puna. Nëse pensionin e keni fituar përmes lidhjeve, gjegjësisht duke paguar mito, atëherë kjo është vepër penale”, ka thënë Camaj.

Në këtë Seancë Këshilltarët me shumicë votash të këshilltarëve miratuan propozimin për programin e punës të Kuvendit të Komunës urbane për vitin 2011, si dhe Informacionin mbi aktivitetet e ndërmarra të KU gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Raportin mbi Zgjidhjen e çështjeve administrative të organeve administrative të KU për vitin 2011. Raportin mbi punën për zonën e bujqësisë për vitin 2011. Këshilltaret e KU, unanimisht kanë vendosur që projekt vendimi për ndryshime në Rregulloren e Punës të Kuvendit të KU të Tuzit, të gjendet në seancën e radhës për trajtim.

Këshilltari i “Lidhjes Demokratike” Nikollë Camaj, akuzoj pushtetin si dhe ish Kryetarin e KU të Tuzit Nikollë Gegaj, se rindërtimin e rrugës ndërkombëtare nga Tuzi deri në Bozhaj e përdorin për promovime personale kështu që lavdërohen me pupla të tjerëve.
Raporti mbi punën e Kryetarit të KU për vitin 2011 nuk është i detajuar, nuk ka të dhëna se kujt i janë ndarë ndihmat sociale, në lidhje me tregun e gjelbër asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Ish Kryetari ka nënshkruar një marrëveshje për dhënien e koncesioneve Firmës “Zall Gjokovic’’, për nxjerrjen e zhavorrit dhe rërës në shtratin e Lumit Cem, me të cilën kjo nuk ishte e mundur ligjërisht, kjo është abuzim me pushtetin ka thënë Camaj.

Këshilltari i “Listës për Tuz” Muhamed Gjokaj, ka thënë se: “Komuna urbane nuk ka pasur asnjë autoritet për të nënshkruar një marrëveshje të tillë, kështu që është duke u shkatërruar kanali i ujësjellësit qindra vjeçar. Është e qartë se kjo administratë është e pasuksesshme. Nuk dini të punoni, apo që të realizoni premtimet parazgjedhore, çdo gjë që ju thoni është një përrallë zanash e bukur e shkruar në akull dhe e vendosur në diell. Kjo është administrata më e keqe në Mal të Zi. Zoti e dhashtë që njerëzit ta kuptojnë që ju nuk jeni ata që ata donin dhe dëshironin”, ka thëne Gjokaj.

Këshilltari i “Iniciativës Qytetare” Smail Çunmulaj, ka thënë se: “Kryetari i ri i Komunës është duke ndjekur rrugën e të vjetrit.
Ju përmendni parashkolloren, sallë sportive, tregun e gjelbër, po ku ato janë? Asgjë nuk keni bërë për ketë popull. Me rrëna fabrikoni raporte. Qëndroni me rrëna sepse nuk dini ndryshe”, ka thënë Çunmulaj.

Këshilltari i “Alternatives Shqiptare” Mark Lucgjonaj, ka thënë se: “Raporti për punën e Kryetarit për vitin 2011 është një komedi. Përgjegjësitë tuaja janë zero, ju jeni kukëlla. Në raport theksohet se punimet në ndërtimin e ujësjellësit vazhdojnë, ndërsa punëtor nuk ka askund në teren. Asnjë prej nesh nuk pajtohet me këtë raport, as ju as ne”, ka thënë Lucgjonaj.

Këshilltari i “PDS” (DPS) Radovan Nikcevic, lavdëroi Raportin mbi punën e Kryetarit të KU për vitin 2011, ku deklaroi se është dashur të vendosin edhe cifrat e shpenzimeve se sa janë shpenzuar fonde për ndërtimin e ujësjellësit. Po ashtu nuk shkrua se kujt janë dhëne bursa studentore dhe ndihma sociale.

Këshilltari i “Iniciativës Qytetare” Vasel Sinishtaj, ka deklaruar se do ta merrte notën 2 (Dysh) tek Kryetari aktual i KU të Tuzit i cili ka qenë profesori i tij, sikur të kishte hartuar një letër se çfarë është raporti i punës së Kryetarit të KU për vitin e kaluar. “Çdo gjë është e shkruar këtu nuk është e juaja, kështu ju nuk do të krijonit një raport të këtillë të punës. Ju duhet të paraqitni një listë të atyre që u janë ndarë ndihma sociale, po ashtu mbetën të paqarta, takimet e ish Kryetarit të KU të Tuzit Nikollë Gegaj, me diplomatë të huaj, tregu i gjelbër ka mbetur vetëm një ëndërr. Ju këtu nuk përfaqësoni “Dreqnit” por popullin tuaj”, ka thënë Sinishtaj. “Sikur të ishte Komuna e Plotë diçka e keqe, menjëherë do e fitonim siç kemi fituar çdo gjë që nuk ka vlerë dhe nuk na përshtatet”, ka thënë Sinishtaj. Po ashtu Sinishtaj e ka pyetur Kryetarin e KU, se si quhet, Fran, Frano apo Franjo duke pasur parasysh se në një dokument përmenden këta tre emra.
Lulgjuraj u përgjigj se në dokumente shkrua se quhet Frano, por askujt nuk ja merr për të keqe nëse e quajnë në ketë mënyrë apo në mënyrën tjetër.
Gjatë fjalës së tij duke ju drejtuare këshilltarëve Lulgjuraj foli në tri gjuhë, serbe, angleze dhe shqipe. Sipas ‘’Dan’’ disa këshilltareve u është dukur qesharake.
Kryetari i Komunës urbane të Tuzit Frano Lulgjuraj duke folur mbi informacionin dhe mbi aktivitetet e KU gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme tha se ata kishin vetëm një lopatë kur ka rënë bora. “Pozicioni i Shtabit të krizës ishte që të hapen rrugët kryesore. Ka pasur akuza që janë të pastruara vetëm rrugët nëpër linja të partisë. Ka pasur gabime, harresa, ne nuk ishim në gjendje për të udhëhequr dhe kontrolluar ekskavatorët, ne e bëmë atë që ne mundem. Ekskavatorët kanë pastruar me një çadër mbi kokë, sepse ata nuk kishin çati. Të gjithë ata që kanë pastruar borë u mblodhën në restorantin “Niagara” në dreken , të cilën e ka paguar pronari i objektit” ka thënë Lulgjuraj. /Albert Camaj/