Shqipëria do të përkrah anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Mali i Zi duhet të jetë anëtare i Nato-s sepse në ketë mënyre garanton sigurinë për qytetaret, ka deklaruar ministri shqiptare i mbrojtjes Arben Imami duke paralajmëruar se Shqipëria do ta përkrahe Malin e Zi drejt anëtarësimit në Nato.
“Ne e dimë se ky është një proces dhe se në Samitin e ardhshëm në Çikago do të ketë zgjerime”, deklaroi Imami.

Ai pas bisedimeve të zhvilluara me ministren e mbrojtjes Milica Pejanovic-Djurisic tha se qëllimet e përbashkëta drejt UE janë bazë e bashkëpunimit ndërshtetërore .
Imami ka theksuar se hyrjen e Shqipërisë ne NATO e kane mbështetur 95% e qytetareve te këtij vendit, shkruan ABCnews.

Nga ana tjetër ministrja malazeze e mbrojtjes Pejanovic-Djurisic tha se gjatë bisedimeve është folur edhe rreth hapave konkrete që do të kontribuojnë në sigurinë e dy vendeve, bregdetit dhe kufijve tokësor dhe ajror. /Malesia.Org/