Pamje tronditëse me skena plot dhunë ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Maqedoni e Kosovë Lindore nga aparati dhunues shtetëror sllav. Pamje që për të satën herë vërtetojnë se fashizmi sllav në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi po lulëzon e po shumëzohet e po mbreh dhëmbët plot helm kundër shqiptarëve dhe prapë reagime të zbehta të shteteve shqiptare dhe heshtje dhe, mbase, duartrokitje të fshehta të disa qarqeve të Evropës për këto aksione bastisjesh e arrestimesh . Fashizmi sllav vazhdon të tregojë dhëmbët mbi shqiptarët e pambrojtur dhe askujt asgjë. Subjektet politike shqiptare kudo në trojet e tyre janë të përçara dhe të gatshme t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Publikohen platforma me kilogram për unifikimin e faktorit shqiptar dhe çdo gjë mbetet në letër dhe krijohet bindja se autorët e tyre po bëjnë gara patriotike për konsum bajat e jo për të unifikuar kombin, por për ta ndarë atë. Në ekranet televizive e në mediat e shkruara duan ta gllabërojnë njëri-tjetrin liderët dhe nuk prajnë se akuzuari të tjerët e duke i thurur himne patriotike vetit e liderëve të tyre. Keq e shumë keq.
Shoqata jonë me angazhimet kulturore dhe me letrat dërguar në adresat e Qeverive të Kosovës e Shqipërisë dhe në adresat e liderëve kudo në trojet etnike ka kërkuar unifikim të mendimit dhe angazhimit. Ka kërkuar edhe unifikim të faktorit shqiptar. Ka kërkuar edhe që të ngitet zëri legjitim në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë, pa fajin e tyre, jashtë kufirit të shtetit amë e të Kosovës, por ky zë nuk u dëgjua. Madje edhe më keq. Institucionet shqiptare duke u bazuar në deklarimet e do farë “potrogjelëve” , që mashtruan popullin dhe i morën votën e tani shkelin mbi të për hir të kolltukut, deklarohen publikisht se pakicat na qenkan urë lidhëse dhe se marrëdhëniet me fqinjët (Malin e Zi) janë të mrekullueshme. A po jetojnë këto institucionet tona në këtë pjesë të Ballkanit dhe a janë lëshuar ndonjëherë mes njerëzve të thjeshtë në Malësi e në Kosovën Lindore për të dëgjuar zërin e tyre plot ankesa e vaj. Rrallë janë gjetur mes tyre e edhe më rrallë e besa hiq kanë dëgjuar zërin e tyre. Nuk duan këta burrat e botës të prishin marrëdhëniet “e mira” me fqinjët . Kanë zgjedhur të vazhdojnë me praktikën që për hir tët qetësisë në Ballkan të sakrifikohen gjithmonë vetëm shqiptarët e të trashet fashizmi sllav. Rrugë e gabuar kjo e këtyre institucioneve tona, e liderëve dhe e disa qarqeve në Evropë për ruajtjen e qetësisë. Nuk është kjo qetësi kur sa herë i teket aparatit dhunues serb, maqedonas e malazez organizohen ekspedita, bastisje e skena plot tmerr. Këto skena me regjisor fashistë gjithmonë për personazhe që zhdryhen në hu i kanë shqiptarët. Daciqi kërcënon hapur dhe kërcënimet i vë në jetë dhe asgjë askujt. Heshtje e institucioneve të Shqipërisë e Kosovës, heshtje e liderëve dhe protesta të popullit të pambrojtur. Keq të vazhdohet kështu duke e llastuar fashizmin sllav e duke e sakrifikuar gjithmonë një pjesë të popullit shqiptar e në emër të ruajtjes së paqes në Ballkan dhe “fqinjësisë” së mirë. Keq dhe turp.
Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”