Fytyra e nderimit edhe kah i gjalli – nga Zef Pergega

Fytyra e nderimit edhe kah te gjallet. Me kete subjekt, qe po vjen e po behet me i dukshem ne diasporen shqiptare, u zhvillua me 6 maj 2012 ne sallen e kultures se kishes “Zonja Pajtore” ne Detroit, mbremja promovuese e dy librave me autor amerikan dhe bashkeautor shqiptar. Nderimi eshte nje vlere dhe nje sherbim i madh ndaj te vertetes historike e, kur ai perjetohet me shkrime ndjesore, sidomos nga shkrimtaret amerikan merr nje kuptim me teper ne arkivin e mbijeteses tone. Ndohsta vetem ky eshte shembellimi i mire qe brezat gjate dallgeve te jetes ta kene te njohur molon e ankorimit dhe krenar se ata kane trasheguar nje liman te sigurte nga fortunat e asimilimit. Lexuesi tashme ka ne dore dy libra ne shqip dhe ne anglisht “The Amerikani” “Agron Mirdita” me firmen e dy autoreve Gregory Lima dhe Xhevat Limani, ndersa libri tjeter i autorit amerikan Lima titullohet “Udhetim ne Maqedoni”.

Agron Mirdita dha provimin me te madh para atdheut…

Takimin promovues e celi Marian Dema, nder deputetet e pare te Kosoves, i cili ne fjalen e tij nder te tjera tha: “Eshte nje ngjarje e madhe per komunitetin tone promovimi i ketyre dy librave si shenje respekti ndaj heronjeve qe nuk e kursyen gjakun, njerin prej te cileve e kemi ketu ne mesin tone, Agron Mirditen, te cilit i kushtohet njeri nga keto botime serioze. Ky tubim eshte nje sinonim i te gjithe luftetareve te Kosoves dhe i ushtareve qe shkuan nga AMERIKA per ti dal zot Kosoves se okupuar nga serbet. Ne jemi deshmitar te luftes dhe fitores. Kosova eshte ndihmuar ne shume menyra si fizikisht, moralisht dhe materialisht. Agron Mirditen e njoh familjarisht. I ati ka qene mesues dhe nje pishtar i paperkualur i abetares shqipe. Agroni formimin e tij patriotik dhe luftarak e ka nga vatra e tij qe gjithmone ka qene pritese ne Lugun e Boranit dhe bukedhenese per mikun dhe heronjte e luftes kundra pushtuesit. Ai u edukua edhe nga heroizmi i cetes se Ndue Perlleshit dhe kur degjoi britmen e perbuzjes serbe ndaj popullit te tij i shkrepi mendimi si rrufe dhe iu u pergjigj thirrjes se atdheut. Qe nga maji 1988 e deri ne clirimin e Kosoves nuk u largua nga detyra, te cilen e permbushi me nder. Kthimi ne Amerike i tij tregon pastertine me te cilin zani i atdheut e thirri ne frontin e pare. Agron Mirdira ka dhene promovimin me te madh ndaj kombit dhe sot edhte nje frymezim e gjalle jo vetem per brezat, por edhe per ne. Nje popull qe respekton heronjte e meriton lirine!”

Ora letrare e kombit…

Ora letrare e kombit ka ne kahun e saj edhe heroizmin. Lulash Palushaj, autor, beri nje analize te poemes “Prita te vije dita” te artistit te skenes dhe ekranit shqiptar Xhevat Limani, ku perfshihen 14 poezi kushtuar gjithe aktivitetit luftarak te ushtarit te UCK-se Agron Mirdita. Sipas Z. Palushaj ora e kombit ne kete poeme nis qe ne Dodone e deri ne ditet e sotme te lirise se Kosoves. “Fryma dhe permbajtja e poemes se z. Limani ka nje ane kulmore. Kush shkon ne lufte mendon me pare per jeten e me pak per vdekjen. E sot Agrion Mirdita eshte nje lindje ashtu si ideali i tij, liria e vendit te roberuar. Ky luftetar e percolli historine nga kulla e tij, per tu formuar moralisht dhe kombtarisht me simbolet me te shenjta qe ka shqiptari, token, gjuhen ,flamurin dhe kombin. Poema e Limait kushtuar Agron Mirdites ka nje fryme Noliane. Me ndryshim me te tjeret Limani i ka prekur vete vendet, ndaj edhe e ka derdhur bukur dhe artistikisht vargun poetik kushtuar veprimeve te guximshe te luftetareve te llogores, ku detyra e larte e atdheut ia caktoi pozicionin Agronit.” Me pas Paluashaj u ndal ne disa vargje qe atij i kishin lene mbresa te thella gjate leximit. Ai nuk harroi qe te sjelle ne vemendje para auditorit edhe ceshtjen e malesoreve ne Mal te Zi.

Me zerin e pushkes i tha “miremengjes” lirise

“Me zerin e pushkes se tij Agron Mirdita i tha “miremengjes” lirise, “mirdita” pavaresise dhe kur u krye “tungjatjeta” vendi im shtet i ri” – tha gjate fjales se tij Zef Pergega. Me tej ai shtoi: “Edhe nje mbremje me nje celebrim te shenjte se kane dale ne drite dy libra me teme heroizmin shqiptar per liri. Eshte e rendesishme se kemi mes nesh nje autor amerikan, qe besoj se ky moment eshte i vecante sepse ne mbremjet tona kane ardhur politikane, pushtetar e shkrimtar nga Shqiperia e Kosova po kurr njeri prej tyre nuk eshte ndalur te bisedoje me krijues, patriote e veprimtare. Te tille njerez si Gregory Lima, gazear, publicist, shkrimtar, psikolog e diplomat, i duhet lidhjeve tona per bashkim. Mesazhet e tij te shkruara ne te dy librat jane plot drite dhe stimul per edukimin e gjenerates tone, e cila do te marre pergjegjesite ndaj vetes dhe atdheut. Shkrimtari amerikan Henrry Longfellow shkroi me 1862 poezine 20 vargje kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ndersa Z. Lima dhe Limani u frymezyan nga nje hero i gjalle, te cilin e kane ne krah. Agron Mirdita edhte portretizim i dites se lirise, nje trim i forte per jete e mot. Poema e Limanit eshte nje rrefim si ai i Odisese, apo i varkes se Noes qe pellumbat kerkojne bregun, keshtu vargjet e autorit Limani ndjekin burine e kushtrimit, ndalen tek nje i rene ne fushen e luftes, tregon betejen me detaje, ulet e flet me zerin e shpirtit te tyre te paepur, takohet me bacen Adem, flet per shkelqimin e rrenjeve tona, duke na e paraqitur Agron Mirditen ne shkallen e heroizmit qe ndrine. Them qe poema eshte e denje per tu perfshire ne tekstet shkollore kosovare, per te kuptuar sakrificen sublime per liri. Liria fitohet me gjak, por brohet me pune, dituri e diplomaci!”

Beni sa me shume miq ne Washington dhe rinine ta edukoni…

“Beni sa me shume miq ne Washinton dhe rinine duhet ta shkolloni ne Universitett Amerikane se keshtu do ta kene me te lehte te ardhen dhe me te sigurte lirine” – me keto fjale e nisi bashkebisedimin e tij autori Gregory Lima. “Shikoja jashte shqiptare ne demostrate me flamuj amerikan , e shqiptar me parulla per liri qe nga brohotitjen e tyre ushtonin edhe gradacelat. Fillova ta kuptoj se cfare po ndodhte mes shqiptareve qe demostronin para Shtepise se Bardhe po nuk e dija se cfare po ndodhte dhe c’fare mendonin brenda ne lidhje me kerkesat e shqiptareve. Keshtu gjeta mundesine dhe hyra brenda ne zyrat qe merreshin me cedhtjet Ballkanike dhe aty fillova ta kuptoj se politika amerikane kerkonte liri dhe jo dhune. Dhe filluam punen pa u ndal me shqiptar gjere sa arritem ne diten e pavareise se Kosoves. Per ju shqiptaret eshte shume e rendesishme edukimi i rinise dhe te mundoheni qe te keni njerezit tuaj ne administraten amerikane. Beni mire qe perkrahni fushatat elektorale dhe votoni, por kerkoni shkolle per femijet tuaj. Une jam gati tju ndihmoj. Ne Amerike jeni te lire te beni dicka dhe jo te thoni se jemi te lire duke qendruar pasiv per mos bere asgje. Kam punuar si gazetar ne Iran dhe ne Shtepine e Bardhe. Mora nje udhetim ne Shqiperi, Mal te Zi dhe Kosove. U takova me lider politik, shkrimtar e intelektuale dhe njrez te thjeste. Me qe behet fajle per librin tim bisedova me Rugoven, Demacin, Qosen, komondant Remin e lider te tjere te UCK-se. Hartova dy raporte per Keshillin e Sigurimit, te cilat jane vlersuar shume se ato vinin nga njohja e gjendjes ne terren. Ende nuk i kam botuar. Duke lexuar u interesova se kush e ka patur pseudonimin “Amerikani” ne luften e Kosoves. Me treguan se ai ka qene ushtari Agron Mirdita dhe keshtu filluam lidhjet derisa botova nje liber ku ka ne qender kete heroi te gjalle. Jam gati ti flas gjenerates tuaj te re ketu ne Amerike…”

Kosoven e njoha prej aktit te guximshem te Agronit…

“Kisha vajtur disa here per te dhene shfaqje teatrale ne Prishtine, por Kosoven e njoha nepermjet aktit heroik te Agron Mirdites!” – tha ne fjalen e tij Xhevat Limani, njeri nga autoret e librit. Sipsa tij akti i heronjeve edhte fryme e pare krijuese. Rastesisht kam udhetuar me Agronin nga Detroiti
ne New-York dhe 12 ore rruge folem per Kosoven, luften, lirine, dhe dramen e neteve te gjata te saj. Agroni me spjegoi shume gjera interaste dhe aty me lindi idea per kete poeme qe ju e keni tashme te botuar ne liber. Para se ta shkruaja u thashe disa miqve te mi shqiptar ne Maqedoni per projetin qe kisha ne koke. Pytja e tyre e pare ishte se nga eshte protogonisti dhe i ciles fe i perkiste!. Kjo me ngacmoi me shume dhe ndoshta ky paragjykim me shtyu qe te gjykoi me thelle ne vargun poetik kushtuar Agronit dhe gjithe rrethanave historike dhe ngadhnjitare te luftetreve te lirise. Cilesia eshte tek e vecanta dhe ajo eshte brenda ushtarit te lirise te Agron Mirdita. Jemi mesuar te shkruajme per te vdekurit, por une shkrova per te gjallin edhe si nje pergjigje ndaj atyre qe jane te mbytur ne fondamentalizem. Per bashkeautorin amerikan Lima dua tu them se ai qe nga lufta e dyte boterore eshte nje mik i madh i ceshtjes shqiptare dhe vazhdon me nje perkushtim rinor edhe sot ne moshen 87 vjecare. Per te shkruar librin “Udhetim ne Maqedoni” e kam shoqeruar dy here nga nje muaj ne disa zona ku jetojne shqiptaret. Shume jane marre me ceshtjen shqiptare, por ate qe ka bere Lima qendron si ne pellembe te diellit. Gjithashtu jemi ne perfundim te nje dokumetari per luftetaret e lirise se Kosoves.!” Poezi te vecanta recitoj kengetari Fran Gjokaj.

Rrefimi i Agronit…

Ne kete mbremje Agron Mirdita nuk e fshehu hezitimin e natyrshem se herojte flasin ne lufte dhe heshtin e paqe. Ata nuk kerkojne lavdi e poste. “Disa shkrimtare me kane propozuar per te shkruar nje liber per mua. Po une kam pyet veten: Cfare kam bere une qe duhet te realizohet nje gje e tille?! Takimi me shkrimtarin amerikan Lima me la mbresa te thella se ai e njihte shume mire Kosoven dhe keshtu gjate kontaketeve une nxora nga ditari im nje pjese te fakteve te cilat jane botuar, ndersa te tjerat ndoshta pas 10 viteve. Une jam nje pjestar i heroizmit te diaspores qe e ka ndihmuar Kosoven. Lima ka qene i derguari jo zyrtar i Ollbrajt Sekretares se Shtetit Amerikan ne takimin e Rambujese. Tri here ka qene ne Kosove gjate luftes dhe ka bere dy raporte per Departamentin e Shtetit Amerikan. Ne qender te ketyre dy raporteve ishte pytja se a mund te ekzistoje Kosova si shtet dhe a mundet qe faktori shqiptar te flase me nje ze?! Ketyre dy pytjeve me argumente i ka dhene pergjigje pozitive miku i madh i shqiptareve Grerory Lima dhe per kete duhet ti jemi shume mirenjohes ketij studiusi te historise se popullit tone, sidomos te periudhes se Gjegj Kastriotit.”

Faqja e bardhe per shqiptarin…

“Faqja e bardhe pe shqiptarin ka qene gjithmone e kete e deshmon akti patriotik i Agron Mirdites dhe i te gjithe luftetareve te lirise qe lane familjen, punen dhe te mirat e Amerikes dhe shkuan me ate thirrjen e mbrendeshme ne front per liri a vdejke. Faqja e bardhe e shqiptarit shendritet sot edhe nga puna plot pasion e vertetesi e shkrimtarit Amerikan Gregory Lima, qe si nje djale i ri shkoi aty ku e lypte ngjarja dhe prej betejave te muzeut te luftes ne terren, e na sjell sot xhevahire krijuse te rendesishme per historine tone. Ndaj nje urim special buron sot per kete njeri te dashur qe tash e kemi me shume se vella. Fondacioni “Vendlindja Therret” ishte nje organizim shoqeror qe u kthye ne nje angazhim te madh dhe krah i djathte i luftes. Me kujtohen ngjarje per heronj shqiptar si Agron Mirdita, qe koha do t’ua tregoje brezave. Agroni eshte nje njeri i vlersuar lart nga diaspora dhe Kosova dhe personalisht nga Ramush Haradinaj. Autoret bejne pune te shkelqyer me veprat qe lene pas dhe ne duhet te jemi ne mbeshtetje te tyre!- tha ne fjalen e tij Luigj Gjokaj, ish kryetar i Fondacionit “Vendlidja Therret”
Ne kete mbermje solli kujtime edhe veprimtari kosovar Gjovalin Gega. “Agron Mirdita hyri ne lufte me pushke dhe me urate!” -tha Gegaj. Pytje beri edhe veprimtri Kol Gojcaj.