Kryetari i KNSH-së Tahiri priti delegacionin e KNSH-së nga Lugina e Preshevës

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin Zi, z. Tahir Tahiri, u takua të prëmten e kaluar, në zyren e Knsh-së, me delegacionin e Këshillit Nacional të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, i kryesuar nga Kryetari z. Galip Beqiri.

Ne ketë bashkëbisedim vëllazërorë, kryetari Tahiri e njoftoj kryetarin Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, për problemet kryesore me te cilat përballen shqiptarët në Malin e Zi, dhe aktivitetet e deritanishme të KNSh- së si dhe projektet të cilat Këshilli planifikon ti realizojë në të ardhmen.

Nga ana e tij edhe kryetari i Këshillit të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës , pasi falenderoj për pritjen vëllazerore , e njohtoj kryetarin Tahiri me problemet dhe situaten politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e cila siç tha z. Beqiri është gjithnjë e ma e veshtirë e këtë e dëshmon shpërngulja gjithnjë e ma e madhe e shqiptarëve nga këto treva shqiptare.

Në këtë takim, dy kryetarët e Këshillave Nacionale, z. Tahiri dhe z. Beqiri biseduan dhe për problemet dhe mënyrat e funksionimit të Këshillave Nacionale përkatëse, duke potencuar nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndersjellë të përvojave të dy këshillave Nacionale të Shqiptarëve në fjalë.

Z. Beqiri e ftoj kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, që ta vizitojë Këshillin e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ftesë kjo e cila me kënaqesi u pranua nga kryetari i KNSH-së z. Tahiri. /KNSH/