Një zjarr i fuqishëm kishte rënë sonte rreth orës 18:30 në godinën e ish-titeksit në afërsi të shkollës fillore në Tuz. Zjarri që kishte rënë kishte marrë përmasa shumë të gjëra, dhe e kishte pushtuar krejt objektin në fjalë edhe ashtu të dëmtuar. Ne arritëm menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe siç mësuam nga një dëshmitar okular i cili kishte ndodhur aty pranë në kohën kur i ishte vënë zjarri objektit, përndryshe shitës i përhershëm në tregun e romëve, pohon se shkaqet të cilat çuan në shpërthimin e këtij zjarri nuk janë të qarta. Megjithatë ai sqaron se si mundësi e vënies së zjarrit nuk përjashton faktin që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e strehimit të njerëzve gjatë ditës, për tu mbrojtur nga të reshurat e shiut, të cilët mund të ketë ndezur ndonjë mbeturinë të hedhur aty brenda objektit. Siç sqaroi dëshmitari okular, kjo është hera e parë që i vihet flaka objektit në fjalë, mirëpo sipas uniformave blu me të cilët biseduam jashtë syrit te kamerës, thonë që kjo është hera e trete që kjo godinë pothuajse nën rrënoja përfshihet nga flakët e fuqishme. Në vendin e ngjarjes kishin ardhur zjarrfikësit të cilët e lokalizuan zjarrin i cili fatmirësisht nuk shkaktoi pasoja në njerëz. /Tv Boin/