Nënshkruaj Peticionin (Online) për Komunë të Plotë të Malësisë

Ky është një peticion drejtuar Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, dhe qëllimi i peticionit është që të bashkohen 10.000 nënshkrime (pse jo dhe më shumë), me anë të së cilit kërkohet Komuna e Plotë e Malësisë, ashtu si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi.

Peticioni gjithashtu drejtohet edhe 27 organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe zyrtarëve.

Kushdo ka të drejtë të plotësoj peticionin, pa marrë parasysh gjininë, moshën apo vendbanimin/shtetësinë.

Plotësimi i peticionit është shumë i thjeshtë, mbasi të klikoni në linkun më poshtë, në fushën “First Name” shkruani Emrin, në fushën “Last Name” shkruani Mbiemrin, “Email” pra postën elektronike, “Address” shkruani Adresen, “City” shkruani Qytetin, “Country” zgjedh Shtetin ku jetoni (nëse jetoni në SHBA, kliko në “Inside U.S.” dhe zgjedh shtetin ku jetoni), “Post Code” shkruani Kodin Postal (si psh 81206 nëse jetoni në Malësi) dhe klikoni në butonin “SIGN”.

Krejt kjo ju merr 2 minuta kohë!

Kliko në këtë link dhe plotëso Peticionin:

http://www.change.org/petitions/mr-filip-vujanovic-president-of-montenegro-establish-municipality-of-malesia-tuz

Malesia Komuna Malësia Tuz Tuzi Harta Map Hot Grudë Triesh Kojë
kliko për t’a zmadhuar