Sali Berisha përkrah Komunën e pavarur të Malësisë.

Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha vizitoi sot Budvën (Mali i Zi) ku mori pjesë në takimin e Evropës Juglindore, një takim i përvitshëm ky që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore. Në kete event morën pjesë liderë, politikanë, personalitete nga Evropa Juglindore dhe anëtarë të Kongresit Amerikan, si Senatori i SHBA James Inholfe, kongresmeni Robert Aderholt, Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic, Kryeministri Igor Luksic dhe Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapic, Ministri i Puneve te Jashtme te Bosnje Hercegovines Zlatko Lagumdzija, ish Presidenti dhe ish kryeministri i Malit te Zi Milo Djukanovic dhe ish Presidenti Kroat Stjepan Mesic etj.

Qëllimi i këtij takimi është të ndajë në frymën e miqësisë, vlera dhe ide për promovimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëjetesës midis kombeve, kulturave dhe besimeve.

Takimi i Europës Juglindore organizohet për të 9-in vit,ndërsa Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve mblidhet çdo vit në Ëashington DC qe nga 1953.

Kryeministri Berisha nën moton “Bashkim në diversitet” iu adresua pjesëmarrësve me një fjalë.

Kryeministri e vlerësoi takimin si një takim miqësor, në të cilin njerëzit bëjnë gjithçka për të rritur mirëkuptimin, duke besuar se bashkimi në diversitet është forcë, është virtyt, është energji e pashtershme, është një vlerë hyjnore dhe njerëzore .

Kryeministri theksoi se shqiptarët në shekuj i kanë qëndruar parimit “Bashkim në diversitet”, duke e kthyer atë në çelësin e suksesit dhe të mbijetesës si komb. Duke iu referuar historisë, kryeministri paraqiti shembuj, në të cilat dëshmohet shpirti human i shqiptarëve në shekuj, i vlerësuar nga shumë kombe dhe vende, si virtyti më fisnik që i karakterizon ata.

“Sot ne jemi mbledhur në moton “Bashkim ne Diversitet”. Në këtë pike unë mbetem shumë shqiptar. Arsyet për ketë qëndrim duhet gjetur në historinë e kombit tim, një histori mjaft e vështirë, por kombi mbijetoi sepse ai mbeti i bashkuar në diversitet. Gjatë historisë sonë, disa dekada me parë pati përpjekje përçarëse në baza fetare, por kombi mbeti i bashkuar. Më vonë një pjese e madhe e shqiptareve të krishtere u kthyen në myslimane. Historia mund të flasë. Tani ne jemi në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe dua tu tregoj një histori. “Një sundimtar i kohës, në një nga provincat në konflikt i shkruante presidentit të SHBA-së se ky vend nuk ekziston sepse janë rajone otomane e kështu me radhë. Por, peshkopi i asaj province, një njeri trim dhe i guximshëm i shkruante sekretarit te përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara se ne jemi një komb, pavarësisht se me besime të ndryshme fetare.”

Sot ne jemi një komb që jeton në vende te ndryshme. Ne jemi te bashkuar në divesitet. Vendi im ka kënaqësinë të ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën dhe vende të tjera dhe natyrisht do te punojmë për një fryme të re në marrëdhëniet tona me Serbinë, sepse te pranosh njeri-tjetrin dhe të punosh se bashku – kjo është e ardhmja.

Marrë nga faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave 26/05/2012

Gjithashtu mbas këti fjalimi Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha foli për mediat dhe tha se është koha që Malësia të fitoj statusin e Komunës së pavarur. Ai u shpreh se përkrah kërkesën e Shqiptarëve në Mal të Zi për Komunën e Tuzit si një e drejtë e tyre dhe se procesi i decentralizimit të pushtetit është një zgjidhje e mirë.

Pyetjes se çfar mëndon për zgjedhjen e Tomislav Nikoliq si President i Serbisë, Berisha tha se duhet të presim dhe të shohim se çfar politike do të ndjek. “Në interes të Serbisë është të punoj në zhvillimin rajonal dhe integrimet Europiane. Shqipëria është e hapur për bashkëpunim me Beogradin në mënyrë që te dy shtetet të arrijn rezultate sa më të mira” është shprehur Berisha. /D.S./