Me rastin e 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Organizata Jo-Qeveritare “Koha Jonë” organizon festë për të gjithë fëmijët në qendër të Tuzit. Programi do të fillojë në ora 17 dhe do të zgjas deri në ora 19, ku do të marrin pjesë të gjithë fëmijët nga të gjitha shkollat e Malësisë. Gjatë orëve që do të zgjas ky program do të ketë aktvitete të ndryshme për fëmijë, kështu që për dy orë qendra e qytetit do të jetë krejtësisht e “pushtuar” nga fëmijet. Organizata Jo-Qeveritare “Koha Jonë” i fton të gjithë fëmijet të jenë të pranishëm në këtë manifestim, gjithashtu apelojm te prindërit që në mënyrë indivduale ose të organizuar ti sjellin fëmijet dhe të gjithë bashkë të kalojn disa orë të paharrueshme. Mos harroni se kjo ditë do i kushtohet plotësisht fëmijëve, kështu që surprizat nuk do të mungojnë.
Ju mirëpresim.
Me respekt:
Bordi Drejtues i OJQ “Koha Jonë”