Rona e pesta – fiton Suedia

Rona Nishliu është renditur e pesta në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit.

Kënga “Suus” grumbulloi 146 pikë, dhe kështu regjistron rekord, si kënga me pozicionimin më të mirë në histori të Shqipërisë në këtë eveniment evropian.

Sikurse në natën e parë gjysmëfinale edhe në mbrëmjen kryesore të kësaj gare, përfaqësuesja e Shqipërisë bëri një performancë mahnitëse dhe mjaft emocionale, ndërsa këtë e dëshmuan edhe njëherë ovacionet e publikut gjatë kohës kur ajo interpretonte.

Sido që të jetë, edhe në këtë edicion vazhdoi politika e votimit të shteteve fqinje, megjithatë vendi që zuri Shqipëria është për t’u admiruar.

Eurovisionin për vitin 2012 e fitoi kënga “Euphoria” e përfaqësueses nga Suedia, Loreen, e cila grumbulloi 372 pikë. /Telegrafi/

httpv://www.youtube.com/watch?v=p-FjFq4nz6E

httpv://www.youtube.com/watch?v=e0eEhXY4KVQ