SHKA Dedë Gjon Luli nga Hoti ishte pjesëmarrës i festimit të 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut

SH.K.A “Dedë Gjon Luli” nga Hoti, ishte ne Junik të Kosovës, ku mori pjese në Manifestimin që u organizua për nder të 100 vjetorit të ”Kuvendit të Junikut”. Ky manifestim u organizua nga 21 deri me 24 maj nën Patronatin e Kryeministrit të Qeveris së Republikës së Kosovës dhe nën organizimin e Komunës se Junikut.

Në ketë manifestim përveç Sh.K.A “Dedë Gjon Luli” morën pjesë Ansambli i Shtetit Shqiptar, Ansambli “Shote Galica” , Ansambli “Rugova” , regjisori dhe artisti Llesh NIkolla,, Këngëtari nga Malësia Arton Nikprelaj si dhe ansamble, grupe dhe artist nga të gjitha trevat shqiptare. Duhet të kujtojmë se SH.k.a”Dedë Gjon Luli” përveç shënimit të 101 vjetorit të Kryengritjes së Malësis, pjesëmarrjes në manifestimin “Zëri i Vëllazërisë” që u organizua në Shkodër, Pejë, Klinë, Istog, Gllogjan, Deçan, ajo tash po pregaditet për pjesëmarrje në festivalin që organizohet në Klinë me datat 6,7,8 qershor “I këndojmë Lirisë” , dhe në “Sofrën Dardane” që organizohet në Tropojë me datat 13,14,15 qershor. Kjo shoqatë falënderon Gjok Kolën Gojçaj dhe Mark Kolën Gojçaj që ndihmuan ketë shoqatë të marrim pjesë në këto manifestime.

Sherbimi informativ i SHKA “Dedë Gjon Luli”