Deklarata e një ditë më parë e Kryeministrit shqiptarë lidhur me statusin e komunës së Malësisë, në të cilën dha mesazh qeverisë malazeze se është koha që Malësia të fitoj statusin e komunës së plotë, si duket ka trimëruar edhe deputetët shqiptarë në parlamentin malazez.
Në mes tjerash Berisha kishte deklaruar se janë plotësuar kushtet që Malësia të fitoj komunën e plotë, shkruan gazeta “Dnevne Novine”.
Deputeti Vasel Sinishtaj e mirëpriti deklaratën e Berishës dhe shtoi se Malësia komunën e plotë duhet t’a kishte fituar shumë më parë.
Edhe deputeti Genci Nimanbegu deklaroi se kryeministri Berisha, kërkesat për statusin e komunës së plotë për Malësinë i pa’ si të drejta dhe shprehë se kjo do të ndikojë në qeverinë e Malit të Zi të zgjedhë problemet e shqiptarëve. /Malesia.Org/