Nis viti i përkujtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë në Michigan – nga Zef Pergega

Me nje program te detajuar nisi stina e gjate e aktiviteteve per festimin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Ashtu si notat e pentagramit muzikor qe nuk shurdhojne njera-tjetren, por bashke i japin jete timbrit te zerit per te percjelle melodishem mesazhin e nje kenge, ashtu ishte konceptuar mbremja festive qe sinjalizonte celjen e kremtimeve vijuse ne gjini te ndryshme te artit, te organizuar ne Imperial Hause me 25 maj 2012. “Kjo qender eshte e hapur per shqiptaret e te gjitha trevave te jugut e te veriut, ajo eshte toke shqiptare dhe cdo aktivitet qe eshte ne funksion te perkujtimit te jubileut te madh e te paperseritshem te 100 vjetorit te shtetit shqiptar do ti kete keto ambjente falas…”-tha pronari e ketij objekti Ndue Ftoni, ne fjalen e tij pershendetese. Me shume se 60 pjesmarres ishin nga fusha e artit dhe e inteligjences, nga te gjitha trojet etnike, te cilet shfaqen mendimin per nje bashkim forcash dhe ideshe ne funksion te realizimit te nje programi gjithperfires.

Ne fjalen e tij moderatori i ketij takimi Eduard Aliko nder te tjera tha: “Iu pergjigja thirrjes per ta moderuar kete takim, te cilin e konsideroi si nje tryeze te hapur dhe me vende te lira per secilin qe mendon te kontriboje me aftesite e tij qe ferstimi i 100 vjetorit te jete sa ma madheshtor. Ne kete tryeze jane sonte prezent shqiptare te mire, patriot me angazhime atdhetare. Kjo tavoline nuk njeh kryetar dhe poste, nuk ka ndarje krahinash dhe shoqatash e besimesh fetare. Pushtuesit nuk arriten kurre te prekin nervin fetar dhe harmonine midis besimeve per te na percare. Ne situata lufte misionet fetare iu bashkuan ceshtjes kombetare. Ky eshte shekulli i shqiptareve, prandaj po e medoroi kete mbremje pa asnbje tager, qe konsiston ne parimin e barazise, konsensusit dhe bashkimit, per te bere dicka qe dallon ne kete 100 vjetor. nuk behet fjale per nje darke por per nje stine kremtimesh i te gjitha vlerave tona. Mendoj se nuk jemi mbledhur per te zbehur menyren e festimit nga te tjeret, por bashke te celebrojme disa momente kapitale dhe pastaj secili indivit, grup, shoqate apo institucion te festoje lirshem sipas deshires”

Dom Ndue Gjergji, ne fjalen e tij percolli me bekim mesazhin kuptimplote ” Me pelqeu fjala e intelektualit Aliko kur ai u shpreh per rolin e institucioneve te kultit e sidomos angazhimin e tyre ne kete ngjarje. Marr pjese me gezim ne kete takim sepse jemi nje komb nje flamur nje gjuhe e nje toke. Po ashtu kam marre pjese edhe nje nje takim si ky qe po zhvillohet sonte, qe mendoj se te dy jane qellim mire ne kete fat te mire qe kemi per festimin bashke te ketij 100 vjetori. Noli e Konica kane patur kundershtime idesh, por per ceshtjen kombetare ata jane marre vesh si ska me mire. Na ka hije ta festojme me te gjitha parametrat kete jubile qe nuk vjen me. ne na takoj rasti dhe te mos e humbim. Anton Ceta pajtoi popullin kosovar e madej erdhi liria. Pa pajtim ska as sukses. Te dielen eshte edhe nje takim ne kishen e Shenpalit. Ti leme ndasite e vogla dhe te bejme bashkime te medha qe na nderojne ne sy te kombit dhe Amerikes. Nuk eshte koha e bajraktarizmave, por shekulli i shqiptareve kerkon edhe vizione e programe bashkimi!’

Per kete nate Satko Satko kishte udhetuar nga Ohaio per te marre pjese ne kete manifestim, i cili tha: “Patriotizmi shprehet me bashkim energjishe, sepse ne po kerkojme bashkimin e trojeve ne nje Shqiperi etnike dhge shqiptaret manifestojne ndasi coptimi. Ti shkrini ato celula qe duken si komuniste dhe te kete nje ekip te unitetit mes shqiptareve te afte qe te realizojne nje porgram sic e i ka hije shqiptarit te diaspores” Po ne kete linje ishte dhe Rrok Juncaj, i cili evidentoj aspekte te bashklimit te fiseve malesore me krismern e pushkes se legjendes se flamurit kombetar heroi Ded Gjo’ lulit, per te shporrur nga trojet tona armikun peseshekullor osman.

Nga ana e tij Rush Dragu prezantoj disa nga aspektet e programit per perkujtimin e kesaj ngjarje kulmore ne jeten e kombit tone. Ne mes tyre spikati organizimi e nje sesioni shkencor, ekspozita fotografike, etnografike, promovime te vlerave kulturore, tornamentat sportive te grup moshave, konkursi i fjales artistke ne letersi art. Per kete jane ngritur departamenti i organizmit dhe i kordinimit, departamentet e kultures dhe artit, etnografise, sporteve dhe ai medias, qe do te beje pasqyrimin e aktiviteteve. Deri tani, tha Dragu, kane konfirmuar pjesmarrjen perfaqesues te larte te qeverise shqiptare dhe kosovare si dhe nga bota e artit, e shkrimit shqip, si dramaturgu, mjeshtri i madh Fadil Kraja, studiusi shkencor Kol Progni, ish pedagor nre Universitetin Luigj gurakuqi, themeluesi i i Muzeut te Malesise, Shtjefen Ivezaj dhe disa personalitete te tjera shqiptare.

Kryetrai i shoqates Cameria, A. Rexha ne fjalen e tij percoli mesazhet e bashkimt qe kane spikatur tek populli yne ne gjarje historike per ekzistencen e kombit tone. Sot jetojme ne dite te lumtura ne saj te sublimt dhe gjakut te herojneve dhe e mbeshtes kete program bashkimi per 100 vjetorin! “Kur u shpall pavaresia ne ballkonin e Vlores kishte nga te gjitha trevat edhe nga Kosova, e sot jemi nga te gjitha krahinat, per te nderuar heroizmin e tyre. Ne diaspore kemi heronje qe kane shkuar nga Amerika per pavaresine e Shqiperise dhe per pavaresine e Kosoves. Ata nga tharrasin per bashkim” -tha publicisti dhe analisti Agim Vuniqi. Mesuesi i gjuhes dhe letersise shqipe Luigj Pepaj u ndal ne disa aspekte kulmore te vlerave gjuhesore, etnografile qe na bejne te ndjehemi shqiptar, prandaj ne kete aktivitet te jene te ftuar edhe nga dispora e Italise dhe vetem nga presidencat shqiptare e kosovare. Doktor Arben Bejleri u ndal tek kujdesi dhe nderimi i atyre brezave qe po shkollohen ne Amerike, qe te mos shkeputet zingjiri i trashegimise kulturore dhe etnike tek shqiptaret ne mergim. Ne kete takim sollen mendime edhe artiste te skenes dhe ekranit, kengetare e kengetare. Fran Gjoka njoftoj se eshte krijuar Qendra Kulturore Shqiptare dhe ajo do ti bashkangjitet ketij porgrami qe ka nje hapesire te gjere atdhetare dhe etnike te melosot shqiptar. Gjithashtu pershendeten takimin Ndrek Guri, Mark Gjonaj, Mark Mici, Manjola Troshani. Fran Lleshi. Nje fjalim me te zgjeruar mbajten Kujtim Qafa e Luigj Gjokaj, qe moderatori do ti paraqese ne vijim te ketij shkrimi. Ne kete manifestim kulturor mori pjese edhe Nels Bejleri, nga zyra e kongresmenit Gery Peters.