Aprovohen komisionet që do të veprojnë për 100 vjetorin e Pavarësisë në Michigan – nga Pjetër Jaku

Në takimin e dytë të organizuar nga Konsulli i nderit, qendrat fetare, shoqatat, qendra kulturore dhe mediat e komunitetit shqiptar të Detroitit u arrit miratimi i komisioneve që do të angazhohen për kremtimin sa më dinjitoz të 100 vjetori të Pavarësisë në Michigan. Pas takimit të parë që u mbajt në Zyren e Konsullit te nderit Ekrem Bardha, ky takim u realizua në një nga mjediset e Qendres së Shën Palit në Rochester Hills, me datën 27 Maj 2012 prej ores 2 e 30pm deri ne oren 6:00pm.

Takimin me rreth 50 pjesëmarrës të ftuar e hapi Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, cili falnderoi të pranishmit për vlerësimin që i kishin bërë pjesëmarrjes në diskutimin dhe përcaktimin e komisioneve në startimin e mënjëhershëm të aktiviteteve praktike të këtij jubileu. Jo vetëm numri, – tha ai, – por larmia e këtij takimi, pothuajse nga të gjitha trevat si dhe i të gjitha shoqatave, më bën të ndjehem vërtet mirë. Zoti Bardha ia dha fjalën Don Fran Koles, famullitarit të Kishës së Shën Palit, duke e ngarkuar edhe me të drejtën e drejtimit të këtij takimi.

Në fillim Don Frani foli për inisiativën që e kishte shtyrë të bënte shkrimin me mendimet e tij për festimin sa më mirë dhe të organizuar të 100 vjetorit të Pavarësisë. Një shkrim i botuar nga fundi i janarit 2012 nga shoqatat shqiptare në Itali dhe programi i tyre, – më pëlqeu, – tham Don Frani, ndaj u ula të shkruaj idenë që krijova unë në kushtet e komunitetit tonë, të cilat s’do të ishin vetëm të miat, por do të pasuroheshin e do të pasurohen vazhdimisht edhe nga ju deri me 27 Nëntor. Pra, gjithëçka lihet hapur, për mundësi shtesash në të mirë të përkujtimit siç na ka hije për një ngjarje të tillë, edhe pse unë do të doja që këtë vitë të mos festonim vetëm 100 vjetorin por shumë ma tepër, duke pasë parasysh rëndësinë e fjalës Pavarësi! Ai sqaroj edhe për takimet që kishte pasë me një grup tjetër organizues, por që deri tani nuk kishin arrit në ndonjë marrveshje. Organizime dhe festime le te ketë e do të ketë plot, por manifestimi kryesor dhe që bëhët në emër të komunitetit shqiptar të Detroitit do të jetë ky. Ne kemi qënë dhe jemi të hapur e presim deri diten e fundit për të shtuar në komisione si dhe për të marrë çdo anë të mirë në realizimin e kësaj feste. Ai lexoi materialin e përgaditur për këtë takim:

Jemi në një vit jubilar, të cilit dalë nga dalë po i vjen fundi. Edhe 6 muaj na ndajnë nga 28 Nëntori, dita jonë e flamurit. Bash për këtë, mendoj se ne duhet të bashkohemi ma shumë se asnjherë tjetër, për ta përkujtuar këtë shenim historik të një rëndësie të veçantë, ashtu siç u ka hije shqiptarëve, vetëm të bashkuar!

Duke kujtuar te kaluaren tonë, të cilen secili prej jush e din, nuk mund të rri pa cekur historinë e Flamurit, se si për të e dhanë jetën mijëra e mijëra deshmorë në të gjitha trojet shqiptare. Në asnjë betejë nuk u pri pa flamur, asnjë ngjarje rëndësishme në jetën tonë nuk u ba pa flamur, në asnjë takim e kuvend nuk u shku pa flamur. Flamuri është identiteti ynë. Ne mundemi me nderu Flamurin e po ne mundemi me koritë, siç thuhet në anët tona. Ne kemi një gjuhë, nji Atdhe pra dhe nji Flamur. Krejt leht të huajt që ne i kemi miq dhe do mundohemi t’i ftojmë e nderojmë në ditë tonë të Flamurit, me të drejtë mund të pyesin: Sa Shqipni ka Shqipëria? Ato nuk janë dy. Shqipëria është vetëm një e ne na takon ta nderojmë me të tana nderet që ajo meriton.

Nuk është aspak mirë që komuniteti ynë ta lëj këtë rast të rrëshqasë aty ku nuk duhet për interes te askujt. Ka vend për të gjithë shqiptarët për ta nderu Flamurin, por takimi kryesor i kësaj ngjarje historike, mendoj se duhet bërë sa të jetë e mundur e më shumë së bashku. Të gjithëve do ua krijojmë mundësinë që ta bëjnë një festë në qendren e tyre, pa marrë parasysh anën financiare, në të gjitha qendrat fetare, kulturore e tregtare do të rezervojmë nga një aktivitet, nga një mbrëmje festive e, mbrëmjen e përbashkët, le ta bëjmë të përbashkët, me një organizim përfekt, me të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga miqtë tanë që kemi këtu në Amerikë.

Le të mendojmë secili në mënyren e tij dhe të gjithë së bashku të kërkojmë rrugët më të mira të një spektakli historik dhe të një mbrëmje historike, që të gjithë ta mbajmë mend si një organizim model. Secili prej nesh është i aftë ta drejotjë një aktivitet të tillë, që përsëritet vetëm njëherë në 100 vjet.

Të gjithë ne që jemi këtu e shumë të tjerë që do të na bashkangjiten, mund ta bëjmë një organizim të atyre përmasave, që secili prej nesh të ndjehet i nderuar.

Sipas Deklarates se 25 Prillit 2012, për takimin që u mbajt në Zyren e Konsullit dhe pas disa takimeve e konsultimeve të tjera, mendoj, me barren e një deklarimi përsonal për këtë festë, duke marrë parasysh gjendjen aktuale të diaspores shqiptare në Michigan, të përbërjes së saj heterogjene dhe të disa divergjencave të shkaktuara pa ndonjë qëllim të keq, po shpreh idenë time, se si mund të bëhën sa më funksionalë komisionet që duhet të organizojnë e monitorojnë takimet festive në këtë vit jubilar.

Komisionin me konsullin, drejtuesit e besimeve fetare, kryetaret ose përfaqësuesit e shoqatave ta quajm “ Komisioni i festes”, i cili të ketë për detyrë t’i mbështesë, ndihmojë dhe ndigjojë, së paku njëherë në muaj komisionet e tjera, të cilat janë funksionale dhe me detyra të qarta.

Mendimi im është që të ketë këto komisione:

Komisioni organizativ: Komisioni organizativ duhet të përgadisë seminaret, të mundësojë referatet, duke caktuar se kush, kur dhe ku do të mbahen. Poashtu duhet të ndihmojë në gjithë aktivitetet e mbetura deri në festimin final.

Komisioni i Kultures dhe mediave: Mendoj se detyra e këtij komisioni të jetë përgaditja e aktiviteteve kulturore, sidomos të aktivitetit final të festës, t’i publikoj ato në kohë dhe realisht me qëllimin e mirë e në ndihmë të komunitetit.

Komisioni i ftesave dhe pritjes së përsonaliteteve: Mendoj se detyra e këtij komisioni është të sugjerojë të ftuarit, kohen dhe vendin ku do të marrin pjesë, të përgadis ftesat dhe të interesohet deri në përcjelljen e tyre.

Ne jemi këtu që, edhe problemet e tjera, t’i diskutojmë e të vijmë në vendime të përbashkëta, duke lënë çdo gjë të hapur për bashkëpunim deri me 27 Nëntor 2012.

Pas fjalës së Don Franit u kalua në diskutime dhe propozime konkrete. Zotrinjët që diskutuan dhe propozuan për plotësimin e komisioneve ishin: Gjekë Alia, Lulash Palushaj, Dom Ndue Gjergji, Kujtim Qafa, Tomë Duhani, Ndue Ivanaj, Zef Vuçinaj, Luke Junçaj, Mikel Demaj, Kanto Dushaj, Lekë Lulguri, Nikoll Vneshta, Bardhok Ndoj, Nik Gojçaj, John Goci, Ndue Grabanica, Masho Ulaj, Kolë Toma Dedvukaj, Luigj Gjoka, Arben Dervishi, Marash Nucullaj, Luigj Sterbyçi, Lekë Leci Gjonaj, Ndue Gjekaj, Gjon Marku, Rrok Dedvukaj, Alfons Grishaj, Martin Ulaj, Kolë Gjokaj, Gjeto Ivezaj dhe Rrok Doka Junçaj.

Komisioni i festës me votim të listes se dalë nga takimi i 25 Prillit 2012, me shtesat e deritashme dhe duke u lënë hapur për shtesa të tjera:

Ekrem Bardha Konsull Nderi dhe Kryetar i Këshllit të Teqesë “ Baba Rexhepi”

Don Ndue Gjergji, Famullitar i Kishës “ Zoja Pajtore”

Don Fran Kolaj, Famullitar i Kishës së Shën Palit

Alfons Grishaj, Kryetar i Degës së Michiganit ( Federate Panshqiptare “ Vatra” )

Gjergj Ivezaj, Kryetar i Shoqatës Atdhetaro-Patriotike “ Malësia e Madhe”

Nikolin Shyti, Kryetar i Shoqatës “ Dukagjini”

Luvigj Stërbyqi, sekretar i Shoqatës “ Dukagjini”

Nua Ivanaj, Kryetar i Lidhjes së Intelektualve

Tomë Duhanaj, Kryetar i Shoqatës “ Kosova”

Taulant Kadiu, Drejtues i Qendres Ballkanike

Marash Nucullaj, Kryetar i Ligës Qytetare, Dega Michigan

Kolë Gjokaj, Kryetar i Këshillit të Kishes së Shën Palit

Pjetër Jaku, Botues i Revistes “ Kuvendi”

Nikollë Vneshta, Kryetar i Shoqatës “ Kastrati”,

Julian Çefa, Kryetar i Shoqtës së Ndihmës

Zef Kalaj, President i Shoqates “ Sofra e Kurbetit”

Gjeke Alia, Kryetar i Shoqates “ Kelmendi”

Klementina Sula, Shoqata e Studenteve Ann Arbor

Anton Lajçaj, Shoqata “ Rapsha”

Komisioni organizativ:

Nevruz Nazarko dhe Gjergj Ivezaj- bashkëkryetar

Sander Uldedaj, Mikel Demaj, Fejzulla Abdullai, Kolë Toma Dedvukaj,

Taulant Kadia, Gjon Kaçaj, Tony Junçaj, Dr. Gjekë Gjelaj, John Goci, Enver Isufi, Lulash Palushaj.

Komisioni i Kultures dhe mediave:

Aida Dismondy, Pjetër Jaku, Ndue Gjekaj, Arben Dervishi, Petrit Musolli, Fran Gjokaj, Luke Junçaj, Armando Shtiza, Gjovalin Kaçorri.

Komisioni i ftesave dhe pritjes së përsonaliteteve:

Gjokë Dedvukaj, Gjeto Ivezaj, Marash Nucullaj, Kujtim Qafa, Mondi Rakaj, Petrit Doda, Masho Ulaj, Ndue Grabanica, Franz Grishaj, Dr. Fran Ivezaj dhe Luigj Gjokaj.

Komisionet moren votat e gjithë të pranishmëve. Të votuarit në mungesë e kishin dhënë konfirmin se pranojnë çdo detyrë që u ngarkohet nga ky takim.

Në fund u miratua deklara e mëposhtme, që u lexua nga kryetari i komisionit organizativ, Nevruz Nazarko:

Deklaratë

Sot me daten 27 Maj 2012, në takimin që u bë në një nga sallat e Qendres së Shën Palit në Detroit për kremtimin dinjitoz të 100 vjetorit të Pavarësisë, nga ora 2 e 30 pm e në vazhdim, me drejtuesit e Qendrave Fetare të Detroitit si dhe me Kryetaret e Shoqatave vepruese në këtë komunitet, me intelektualë dhe artsitë e të tjerë që duan të kontribojnë në këtë vit jubilar u arrit:

1.Përcaktimi i komisioneve që do të merren konkretisht me aktivitetet për nder të këtij jubileu.

2.Komisioni kryesor do të jetë “ Komisioni i festës” i përbërë nga Konsulli i Nderit, drejtuesit e qendrave fetare dhe kryetaret e shoqatave. Ky komision do të ndihmoj dhe ndigjoj problemet që do të kenë komisionet e tjera.

3.Komisioni organizativ, i cili do te merret drjetëpërsëdrejti me organizminin e aktiviteteve gjatë gjithë kësaj periudhe deri me 28 Nëntor.

4.Komisioni i Kultures dhe mediave, detyrë e të cilit është të monitorojë dhe përgadis anën kulturore të këtij viti jubilar, organizimin e koncerteve kulturore-artistike si dhe publikimin e tyre.

5.Komisioni i ftesave dhe i pritjeve të përsonaliteteve.

6.Komisioni financiar do të dalë nga një takim tjetër

Të gjitha komisionet lihen hapur për të shtuar anëtarë të tjerë, nëse duan t’i bashkangjiten këtij organizimi.

Në këtë takim u vendos të njoftohen Parlamenti Shqiptar dhe ai i Kosoves, Qeverite respektive të të dy vendeve dhe Presidentet. Po ashtu deklarata u jepet per publikim ATSH në Tiranë dhe Axhensisë së Lajmeve në Kosovë, veç mediave shqiptare të këtushme. Njihen me keta deklarate edhe Ambasada e Shqipërisë dhe Kosoves në Washingotn si dhe konsullatat. Poashtu, një kopje ne anglisht u dergohet Senatit dhe Kongresit Amerikan.

Nga sot të gjitha aktivitetet do të mbajnë siglen “ 100 vjet Pavarësi”

Programi i detajuar do të publikohet para datës 10 Qershor 2012.

Komisioni i festes

27 Maj 2012