Turnamenti mbarëkombëtarë për fëmijë ''Kupa Pavarësia Ulqini 2012'' mbahet në Ulqin

Në organizimin e KF.”OTRANT” nga Ulqini, në mbështetjën e Komunës së Ulqinit,, më 30-31 maj 2012, në Ulqin, do të mbahet Turneu i 10-të Mbarëkombëtar në Futball për Fëmijë, kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë me moton “KUPA E PAVARËSISË” Ulqini 2012.

Marrin pjesë fëmijët nga Durrësi (Shqipëri), Tetova (Maqedoni), Bujanoci (Lugina e Preshevës), Peja (Kosovë) dhe Ulqini (Mali i Zi).

Pritja e mysafirëve bëhët më 29.05.2012 në hapsirat e Qëndrës për Kulturë të Ulqinit nga ora 18-20

Hapja e turneut bëhët më 30.05.2012 në ora 10.00 në fushën sportive “OLIMPIC” në Plazhin e madh, me çrast do të organizohet një program modest artistik.

Shpallja e fituesëve do bëhët më 31.05.2012 në ora 19 në Qëndrë për Kulture më një programtë pasur artistik.

KORDINATORI I TURNEUT
Hajrullah Hajdari