Mali i Zi do të hapë ambasadën në Kosovë

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme pruni vendimin për hapjen e ambasadës në Republikën e Kosovës.

“Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, thuhet në deklaratën dalë nga Qeveria malazeze.

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur ende se kur do t’i shkëmbejnë ambasadorët Podgorica dhe Prishtina. /Malesia.Org/