Ulqin (09.06.2012) – Dje, në Ulqin, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi dy tryeza, me intelektualët dhe tjetrën me përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal ët Zi.
Nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishin Albin Kurti, kryetar, Florin Krasniqi, deputet, dhe Xhelal Sveçla, sekretar për marrëdhënie me jashtë.
Nga intelektualët morën pjesë: Simë Dobreci, Bahri Brisku, Haxhi Shabani, Loro Markiqi, Qazim Muja, Ali Salaj, Nikollë Nikprelaj, Ibrahim Berjashi, Mustafë Canka, Vahida Nimanbegu, Gazmend Kovaçi, Zana Sarvan, Shaban Peraj, Dritan Abazi, Esat Mehmeti, Xhemal Peroviqi, Zef Kovaçi, Valon Shala, Nexhat Avdiu, Blendi Çeka, Gentian Sala, Dodë Lulgjuraj.
Kurse nga subjektet politike shqiptare të Malit të Zi të pranishëm ishin pothuaj të gjithë: Nazif Cungu, kryetar i komunës së Ulqinit, Xhaudet Cakuli nënkryetar komune dhe Genc Nimanbegu deputet në Parlamentin e Malit të Zi të gjithë nga subjekti politik Forca; nga Këshilli Nacional Shqiptar ishin kryetari i saj, Tahir Tahiri, dhe Daut Ceka; nga Unioni Demokratik Shqiptarëve pjesëmarrës ishte kryetari i saj, Mehmet Zenka (njëkohësisht edhe deputet në parlamentin e Malit të Zi); nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi ishin Saubih Mehmeti dhe Nikollë Camaj; nga Lëvizja Perspektiva ishin Amir Hollaj, dhe Mefit Tela; nga Partia Demokratike ishin Fatmir Gjeka dhe Haxhi Sylejmani; nga Iniciativa qytetare ishte Vasel Sinishtaj (deputet në parlamentin e Malit të Zi); nga Alternativa Shqiptare ishte Gjergj Camaj dhe Nikë Gjeloshaj; nga Partia e Prosperitetit Demokratik ishin Ali Rexha dhe Gjergj Pepgjonaj; nga Forumi Demokratik për Integrim ishin Vasel Camaj dhe Besnik Gjonaj; nga Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve ishte Ali Doda; dhe nga Lista për Tuz ishte Muhamed Gjokaj.
Në këtë takim u fol gjatë për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe në rajon si dhe për mundësitë dhe mënyrat për përmirësimin e saj. U identifikuan problemet dhe sfidat me të cilat populli shqiptar ballafaqohet në Mal të Zi si dhe format dhe përmasat e shtypjes dhe diskriminimit që pushteti i Podgoricës i bën popullit shqiptar. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ofruan ndihmën e tyre për avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe faktorizimin e tyre. Që të gjithë të pranishmit e konsideruan shumë të frytshëm komunikimin e këtillë të drejtpërdrejtë dhe shprehën interesimin dhe gatishmërinë e tyre për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit, njoftojnë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Nga subjektet politike shqiptare në Mal të Zi morën pjesë plotë 11 subjekte të ndryshme, katër nga të cilat kanë përfaqësues në Kuvendin e Malit të Zi kurse i krejt Kuvendi i Kosovës ka 5 grupe parlamentare; PDK, LDK, VV, AAK dhe KKR. /Malesia.Org/