Në kampionatin e Malit të Zi në Taekwondo, klubi tjetër nga Malësia “ALBA TAEKWONDO ACADEMY” u pengua nga drejtuesit e federatës Malazeze të taekwondo-së, e cila la jashtë pjesëmarrjen e garuesve të këtij klubi nga kampionati.
Trajneri i klubit Alba, Driton Junçaj (mjeshtër 3DAN) në këtë kampionat mori pjesë si gjyqtarë, kurse anëtari i klubit Nikollë Gjelaj për shkak të refuzimit nga ana e federatës malazeze u detyrua të përfaqësoj klubin “Viktorija”, si garues i huazuar, njoftojnë nga udhëheqësia e klubit.
Përpos që Gjelaj pengohet të përfaqësojë klubin e tij Alba, atij po ashtu i mohohet pjesëmarrja në kategorinë e tij 59kg dhe kalohet në kategorinë 73kg, por megjithatë shpërblehet me medaljen e artë.
Sot klubi ALBA numëron rreth 20 anëtarë të cilët me një pasion të madh ushtrojnë artet marciale të Taekwondo-së.
Në federatë të Malit të Zi në vitet e fundit nuk duket se ka një rritje të madhe të këtij sporti, prandaj nuk është e qartë ku është i gjithë ky problem? ALBA TAEKWONDO ACADEMY shpreson që në kampionatin e ardhshëm do të marrin pjesë si klub i plotë-fuqishëm ku do të jepte një kontribut të pasur me garuesit e sajë.
Klubi i ALBA TKD ACADEMY ekziston si klub që nga viti 2009. Aty për gjitha këto vite anëtarët po përgatiten për gara të ndryshme shtetërore dhe ndërkombëtare por në të njëjtën kohë ata pengoheshin të merrnin pjesë në kampionate të ndryshme të Malit të Zi dhe jashtë tij. A mos valle kjo është një kontribut për të rinjtë tonë që po na largohen nga qendrat sportive. Kjo është një shembull jo edhe aq i mirë për sportistet dhe te rinjtë tonë, të cilët përmes sportit zhvillohen, edukohen por edhe largohen nga rruga.
Gj. Gjelaj