Igor Lluksiq, kryeministrit i Malit te Zi, uron Suedinë por i drejtohet Danimarkës

Para disa ditëve, në një mesazh drejtuar Stokholmit zyrtar (kryeqyteti i Suedisë) për festën kombëtare të themelimit të mbretërisë, Luksic uron për mirëqenie dhe begati për të gjithë kombin danez.

Sipas mediumeve botërore dhe atyre malazeze, Luksic i adresoi Kryeministrit suedez një telegram urimi ku shkruante: “Me rastin e 6 qershorit, ditës së themelimit të Mbretërisë Suedeze, në emër të qeverisë dhe popullit të Malit të Zi dhe në emrin tim personal, dua të shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta dhe urimin që marrëdhëniet e ardhshme me Danimarkën, qofshin ekonomike, politike dhe shoqërore, të thellohen më tej”.

Kjo u vlerësua si një gabim trashaman, sidomos kur behët fjalë për telegram të shkruar dhe jo për një fjalim gojor ku gabimet janë më të falshme.

Kohë më parë edhe kryetari i Parlamentit Malazez, Ranko Krivokapic, uroi banorët e Ulqinit për festen e 4 prillit, ndonëse festa e qytetit ishte 7 prilli. /Malesia.Org/