Vala e të nxehtit në Malësi

Edhe pse sipas kalendarit, stina e verës ende nuk ka filluar, në rajonin e Malësisë, Podgoricës me rrethina dhe Danilovgrad temperaturat që disa ditë sillen rreth 38-39 gradë Celsius dhe janë këto rajonet ku gjatë verës temperaturat janë më të larta në krejt Mal të Zi.

Nga Qendra Meteorologjike e Malit të Zi paralajmërojnë temperaturë në rritje dhe propozojnë Qeverisë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto zona, që çdo situatë e krijuar nga temperaturat përvëluese të përballohet më lehtë.

Nga Qendra Meteorologjike theksuan se edhe gjatë dimrit, në muajin shkurt, patën propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë që Qeveria në fillim e refuzoi, e pastaj e shpalli me vonesë.

Mali i Zi nuk ka ligje që përcakton vendosjen e një gjendje emergjence në kushte ekstreme të motit. Nga Qendra Meteorologjike apelojnë te Qeveria që me ligj të përcaktohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në kushte ekstreme të motit. /Malesia.Org/