Politikologu i njohur nga Ulqini dhe njëri ndër themeluesit e partisë më të re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqi, para disa ditëve dha një intervistë për javoren e pavarur serbe në Kroaci Novosti. Në mes të shumë temave të trajtuara gjatë intervistës ai u shpreh edhe për politikanët shqiptarë në Mal të Zi.
Abazoviqi në këtë intervistë shprehet se udhëheqësit politik të pakicës shqiptare në Mal të Zi janë të ndarë kurse një pjesë e tyre bashkëpunon me qeverinënë dhe në dëm të komunitetit.
”Pozita e shqiptarëve duhet të përmirësohet dhe atë si rezultat i decentralizimit të vendit, e cila është e pashmangshme në qoftë se duam të jemi të suksesshëm. Politikanët shqiptarë duhet të jenë më unik dhe më konkret në kërkesat e tyre, dhe më pak servil ndaj qeverisë për privilegje të vogla. Gjithkush duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, pavarësisht bashkësisë etnike që i përket”, deklaron Abazoviqi.
Po sipas tij, partia me e re në Mal të Zi, “Pozitivna Crna Gora”, themelues i së cilës është edhe vet ai promovon një vizion i cili është i bazuar në qytetarë të barabartë me mundësi të barabarta, ku më pak e rëndësishme është ajo se si quhesh dhe cilën gjuhën flet.
“Pozitivna Crna Gora” (Mali i Zi Pozitiv) është partia më e re në Mal të Zi, e cila o formua kryesisht nga njerëz të ri të profileve të ndryshme. Kryetari i kësaj parti u zgjodh Darko Pajovic.
Në këshillin politik të kësaj parti, sipas medieve malazeze së shpejti do të ju bashkëngjiten ish kryetari i Partis Social Demokratike Zarko Rakcevic dhe anëtari i kryesisë të ish Forcës Reformiste (Reformske Snage – Ljubisa Stankovic) Vasel Camaj, i cili sipas medieve malazeze është njëri ndër themeluesit e Forumit Demokratik për Integrim /Malesia.Org/