Besoj se shqiptarët në Mal të Zi mjaft mirë janë te njoftuar me rezultatet e PDS (DPS) dhe se sa kjo parti është e angazhuar për pozitën e tyre në periudhën e ardhshme, dhe se në zgjedhjet, të cilat do të zhvillohen në të ardhmen, do të fitoje votëbesimin e tyre, thotë deputeti i kësaj partie, Nikollë Gegaj në një intervistë për te përditshmen ” Pobjeda”.
Ai thekson se nuk pajtohet me pohimet e disa liderëve opozitarë të shqiptareve në Mal të Zi, se shqiptaret kanë pozitë jo të volitshme dhe se statusi i tyre nuk është i kënaqshëm. Shqiptarët, thotë Gegaj, janë te inkorporuar në të gjitha institucionet, duhet pranuar jo në masë të duhur, por situata është më mire se dje, kurse nesër do të jetë edhe më mirë në nivelin e përfaqësimit proporcional. Pozita e shqiptareve në Mal të Zi do të harmonizohet me nivele të standardeve Evropiane, thotë ai, duke shtuar se Mali i Zi në botë është i karakterizuar si shembull pozitiv i harmonisë dhe tolerancës multietnike. Ne këtë interviste Gegaj thekson edhe bashkëpunimin e mirë me diasporën shqiptare të cilën e konsideron si resurs të veçantë e cila me vite ka investuar në Malësi dhe ka dhëne përkrahje për çdo investim të rëndësishëm për te mirën e qytetarëve të Malësisë dhe për një jetë më të mirë, duke veçuar se bashkëpunimin e mirë do të duhej ta institucionalizojmë që investimet e tyre eventuale të kanalizohen përmes institucioneve të sistemit. Për sa i përket statusit të komunës së Tuzit, Gegaj thotë se referendumin për statusin e kësaj komune nuk duhet kuptuar në mënyra të ndryshme, vetëm si proces i cili rregullon norma pozitive dhe se në këtë faze duhet te hyjmë pa përçarje.
Këtë periudhe, thotë ai, duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht që të krijojmë kushtet që asnjë forme e qeverisjes lokale të mos kuptohet se hartohet vetëm për dikë të veçantë, por për të gjithë qytetaret e Malësisë. /RTMZ/