Emina e lumtur me lidhjen e saj

Emina Çunmulaj, modelja e njohur shqiptare nga Malësia, këto ditë ka vizituar vendlindjen e saj.

Ajo sot ka përfunduar vizitën dhe do u kthehet obligimeve në botën e modës. Fillimisht e presin obligimet në Evropë e pastaj në SHBA ku ajo jeton.

“Me pret një projekt në Berlin, po punoj për një sfilatë për javën e modës. Do më duhej të shkoj edhe në Dubai për një ditë por kjo është shumë e lodhshme, prandaj ndoshta vazhdoj për në Nju Jork”, ka rrëfyer Çunmulaj për mediat, duke shtuar se sërish do kthehet në Evropë.

“Më pas do të shkoj në Ibica, ku po punoj për një kompani gjermane. Gjatë gjithë muajit kam shumë angazhime, e në gusht do të pushoj pak, do të shkoj në Kinë”.

E ajo që u intereson më së shumti mediave është jeta private e modeles, gjë për të cilën ajo nuk ngurron të flasë.

”Jam shumë e lumtur. Jam në një lidhje dhe shpresoj që do të vazhdoj kështu. Do të ishte super”, ka thënë Emina për mediat shqiptare. /Telegrafi/