Prodhuesit bujqësorë nga Malësia në protesten e organizuar para disa ditësh në Vuksanlekaj, i kanë dërguar mesazh ministrit të Bujqësisë Tarzan Millosheviq, që nëse deri të mërkurën, AD “Plodovi” nuk fillojnë të blejnë produktet e tyre, sidomos patatet, do të bllokojnë rrugën ndërkombëtare Podgoricë-Tuz-Bozhaj
Kryetari i Shoqatës së Bujqëve të Malësisë Smail Maliq Çunmulaj, theksoi se prodhuesit janë të shqetësuar në lidhje me shitjen e produkteve bujqësore dhe se në mesin e tyre mbizotëron një tensionim i madh.
Çunmulaj theksoi se në qoftë se shteti nuk ju ndihmon në shitjen e produkteve bujqësore, ka mundësi që fermerët ti gjuajnë patatet në breg të Liqenit të Shkodrës.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për fatin tonë në drejtim të arritjes së të ardhurave personale, pasi që edhe pse jemi punëtore të aftë nuk mund të nxjerrim as investimet tona. Situata është veçanërisht e keqe kur vjen pyetja tek patatja e re, specat, domatet, bostanit që kanë mbërritur tashmë për shitje, por nuk mundemi që ti shesim për shkak se tregu që është i mbushur me fruta dhe perime të importuara nga jashtë. Ne kërkojmë që Ministria përkatëse të na dalë në ndihmë dhe të qëndrojnë në anën tonë’’ theksoi Çunmulaj.
Albert Camaj fermer nga Vuksanlejakt, theksoi se në qofte se nuk ka ndihme së shpejti, Fermerët nga Malësia dhe Zeta mund të bllokojnë rrugën e magjistrale Podgoricë-Bozhaj.
Camaj thekson se frutat dhe perimet më së shumti importohen nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Kosova. “Nëse importohet lakra dhe bostani nga Maqedonia, ne jemi të mbaruar. Tani të gjitha çmimet e perimeve janë poshtë çdo kufirit. Një kilogram patate është 14 cent, bostani 17 cent, speci 20 cent, kështu që kur është çmimi më poshtë se 20 cent, ne jemi në humbje. Ne kërkojmë ndihme nga AD “Plodovi’’ dhe nga ministria që të na ndihmojnë, pasi që prodhimet bujqësore i kemi dukshëm më pak se vitin e kaluar. Vitin tjetër aspak nuk do të punojmë, por do të fillojmë të vjellim dhe të lypim. Miliona e miliona që janë të paralajmëruara për bujqësi, përfundojnë nëpër kazinotë e Podgoricës dhe Budvës ’’ theksoi Camaj.
Organizatori i takimit të punës Simon Camaj, paralajmëroi protesta të mëdha. Ai mendon se patatja që importohet nga Shqipëria është shumë më e dobët sesa patatja jonë që është duke na u kalbur.
“Populli ngrënë mallra të importuara dhe të pa shëndosha dhe e paguan dyfish më shtrenjtë. Fajtore është Ministria e Bujqësisë, për shkak se patatet shiten me një çmim dyfishë më të ulet se sa duhet të jenë çmimet mbrojtëse për prodhuesit. Ne pyesim a ekziston fare ministrie dhe ministri, pasi që sezoni do kalojnë pa edhe asnjë takim. Kemi informata se Shefi i AD ‘’Plodovi’’, ka fituar ofertë nga Kroacia për të blerë mallra shumë më të lira nga andej. Për ketë arsye do të organizojmë protesta masovike pasi që kjo për neve është e pa pranueshme ’’, theksoi Camaj.
Zef Dedvukaj nga Sukruqi, shtoi se arat e tij janë plot me patate, grurë, domate, bostan, speca dhe nuk e di se çfarë të bëjë me këto produkte, sepse nuk ka ku ti shesin.
“Edhe këto që i shesim i japim me çmime të ulëta. Unë nuk e kuptoj pse importohen mallrat nga vendet e tjera, dhe mallrat tona bien poshtë. Punëtoret fizik dhe ambalazhi janë të shtrenjta, kështu që nuk na paguhet qe ti shesim me çmime të ulëta. Ndodhemi në situatë mjaft të vështire dhe si do kalojnë sezoni do e shohim. Disa herë kemi pritur ndihme këtij viti, por skena fituar asgjë. Është e shëmtuar si të rinjtë me fakultete të mbaruara zgjedhin për të punuar në bujqësi sepse nuk mund të gjejnë punë”, theksoi Dedvukaj.
Sipas disa medieve, në shtet fqinjë nga vijnë produktet me çmime më të ulëta, prodhuesit bujqësorë ndihmohen nga ministritë përkatëse në mënyra të ndryshme. Prodhuesve atje u mundësohet që të paguajnë rrymën elektrike me çmime më të ulëta, derivate me çmime më të ulëta dhe tjera materiale të domosdoshme për prodhimin e bujqësisë, prandaj këta edhe kanë leverdi që produktet e tyre ti shesin me çmime më të ulëta.
Nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së Malit të Zi pohojnë se ata nuk janë adresa për këto probleme, theksuan në televizionin shtetërorë.
Albert Camaj