Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi tha të para disa ditëve në Budvë se nuk do të lejojë shuarjen e së përjavshmes në gjuhën shqipe “Koha javore” dhe se Qeveria do të gjejë mënyrën që të sigurojë financimin e kësaj të përjavshmeje, të cilën “Pobjeda” nuk ka më mundësi për ta shtypur, ngase shteti nuk i ka përmbushur detyrimet dhe nuk i ka siguruar mjetet finaciare për ekzistencën e kësaj gazete.
“Nuk do të lejojmë shuarjen e “Kohës Javore”. Do të gjejmë mënyrën se si të sigurojmë financimin e saj të rregullt. Dhe pavarësisht nga privatizimi i “Pobjedës”, “Koha Javore”, do të vazhdojë të dalë rregullisht. Tashmë Ministria e Financave ka në dorë urdhrin tim që të gjejë mjetet financiare që do të sigurojnë mbijetesën e “Kohës Javore”, si të vetmes gazetë në gjuhën shqipe, e cila përgjithësisht është tejet e rëndësishme për informimin e popullatës së tërësishme”, tha Kryeministri, shkruan Koha Javore.
Lukshiq, duke iu përgjigjur puetjes së gazetarit të “Pobjedës” nëse “e përjavshmja në gjuhen shqipe “Koha Javore”do të shuhet pas dhjetë vitesh të ekzistimit të saj, për shkak se shteti nuk i përbush detyrimet ndaj kësaj gazete. /Ulqini-Online/