Hasani pritet keq nga deputetet shqiptarë

Deputetët shqiptarë të partive opozitare kanë kritikuar propozimin e Unionit  Demokratik të Shqiptarëve që ministri i ri për të drejtat e pakicave të jetë Hamdi Hasani, një i afërm i Ferhat Dinoshës, ambasador i Malit të Zi në Shqipëri. Ata theksojnë se Hasani nuk ka përvojë të mjaftueshme në politikë për të kryer funksione të tilla dhe nuk do të marrë mbështetjen e tyre.

Kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi tha se UDSH ka vonuar mjaft për të vendosur se kush do të emërohet ministër i ri.
” Për shkak të shumë arsyeve Hasani nuk do të ketë mbështetjen absolute të partisë së tij, kurse edhe më pak jashtë saj”- shpreht Bardhi në një deklaratë për gazetën “Dan”.
Ai konsideron se shqiptarët duhet të përfaqësohen nga  ata të cilët do të kenë mbështetjen e plotë të popullit shqiptar.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu mendon propozimi që Hasani të jetë ministër nga radhët e UDSH-së tregon për munge të kuadrove brenda kësaj partie për të mbuluar vende të tilla.
”Ai nuk ka përvojë të mjaftueshme në politikë që të kryejë këtë funksion”,  shprehet Nimanbegu duke mos dëshiruar të komentojë faktin e lidhjeve familjare në mes Hasanit dhe Dinoshës.

Edhe deputeti tjetër shqiptar, Vasel Sinishtaj para disa ditësh ka dalur hapur kundër një përzgjedhje të tille nga UDSH. /Ulqini-Online/