CEDEM: Dinosha dhe UDSH prinë në korpusin politik shqiptar në Mal të Zi

CEDEM (Qendra për demokraci dhe të drejta të njëriut) realizoi një hulumtim të opinionit në lidhje faktoret politik që veprojnë në Mal të Zi. Sipas këtij hulumtimi rezulton se ish lideri i UDSH-së dhe ambasadori aktual i Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha është politikani më i vlerësuar në radhën e shqiptareve që veprojnë në këto treva.

Sipas hulumtimit në fjalë, Dinosha është vlerësuar me notën 1.90 kurse menjëherë pas tij janë të renditur Mehmet Bardhi me notën 1.80 dhe Vasel Sinishtaj me notën 1.70. Shkalla e notave është nga 1 deri në 5.

Nga subjektet politike shqiptare prin UDSH me 1.2% të votave, Forca me 0.5% dhe Alternativa shqiptare me 0.3%.

Hulumtimi i opinionit i realizuar nga CEDEM-i ka ngjallur reagime të mëdha sidomos nga opozita. Rezultati në fjalë ka ngjashmëri të madhe me hulumtimin e parafundit të realizuar po nga CEDEM dha habit fakti se ndarja e UDSH nuk ka pasur ndikim në opinion.

Hulumtimi është realizuar prej 27 qershor deri me 10 korrik dhe janë pyetur 1000 veta. /Ulqini-Online/