Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi – Lajmërim

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, në bazë të marrëveshtjes me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, lajmëron maturantët shqiptarë nga Mali i Zi, të interesuar për regjistrim në Universitetin e Prishtinës, që në afatin sa më të shkurtër, të lajmërohen në KNSH, në mënyrë që sa ma parë të përpilohet lista e kandidatëve të interesuar për regjistrim në fakultetet përkatëse. Lista me kandidatët e paraqitur, menjëherë do t’i dërgohet Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.

Kontakt tel. :030411302, 069332789, 069068819
E-mail: knshmz@hotmail.com

Shërbimi për informim i KNSH-së