Fondacioni “Plavë Guci” në SHBA dhe shoqata “Plavë Guci” në Zvicër me një qëndrim

FONDACIONI “PLAVË GUCI” NË SHBA DHE SHOQATA” PLAVË GUCI” NË ZVICËR  DALIN ME NJË QËNDRIM PËR MANIFESTIMIN “ALPET SHQIPTARE”

Që nga viti 1997, kur edhe filloi të mbahej më së pari, manifestimi në Vuthaj, i njohur me emrin Alpet Shqiptare, Fondacioni Plavë Guci në SHBA, kohë pas kohe, sipas mundësive, ka mbështetur financiarisht këtë angazhim.
Manifestimi” Alpet Shqiptare” është mbështetur financiarisht edhe nga individë biznismenë apo asociacione të tjera si psh bashkatëdhetarët tanë me banim në Zvicër përmes shoqatës si motër ” Plavë Guci” me seli në Cyrih. Po ashtu, këtë manifestim e ka mbështetur edhe KK i Plavës me mjete që parasheh me buxhetin e vet për këtë lloj manifestimi.
Fondacioni Plavë Guci dhe shoqata Plave Guci janë shoqata jopolitike dhe funksionojnë duke rrespektuar me besnikëri këtë status te tyre. Këto shoqata përkrahin çdo aktivitet në vendlindje që çon kah unfikimi – bashkëveprimi i aktiviteteve shoqërore e në prioritet të atyre kombëtare. Pra shoqatat tona gjithënjë në plan të parë kanë bashkimin dhe unifikimin e faktorit Shqiptar pa dallim  religjioni apo bindje politike.
Duke u nisur nga ky motiv,Fondacioni Plave Guci në vitin 2007, ka kërkuar nga organizatorët e manifestimit të 1 Gushtit, që të themelohet një Këshill organizativ për këtë manifestim, në përbërjen e të cilit të jenë të përfaqësuara të gjitha subjektet Shqiptare, që veprojnë në Plavë dhe Guci.
Një kërkesë të tillë kemi bërë edhe në vitin e kaluar, 2011, por  fatkeqsisht, kërkesa  jonë vëllazërore ishte injoruar nga organizatori me arsyetime se nuk qëndronte!
Edhe pse hasëm në vesh të shurdhër ne u treguam tolerantë dhe nga organizatori kërkuam që të paktën, t’na e jepte një llogari lidhur me çmimin e kostos të këtij organizimi në mënyrë që të marrim një ide për nivelin e pjesmarrjes sonë në raport me kontribuesit e tjerë. As për vitin 2012 nuk muarëm ndonji raport lidhur me Këshillin apo organizimin.
Nga mosreagimi, arrijmë në përfundimin se organizatori është duke  e shfrytezuar këtë manifestim për qëllime partiake, për përfitime të nji partie e në dëm të çështjes madhore kombëtare.Në gjykimin tonë kjo nuk është e drejtë sepse një parti, sado e fuqishme që të jetë, nuk mund të përfaqësojë në tërësi çështjen kombëtare. Para Kombit, partitë duhet të përulen me respekt dhe duhet të jenë të hapura.
Fondacioni Plavë Guci dhe shoqata Plave Guci mbështesin dhe ndihmojnë çdo lloj aktiviteti kombëtar dhe humanitar, jo vetëm në Plavë Guci, por edhe jashtë saj, nëse manifestimi apo rasti përmbush dhe plotëson kriteret që shoqatat tona kan në rregulloren e punës së tyre. Kriter yni thelbësor është TRANSAPARENCA ndaj kontribuesve për çdo qindarkë të shpenzuar.
Por mbi të gjitha ne jemi të obliguar të veprojmë në harmoni me ligjin e shteteve ku jetojmë dhe veprojmë, të respektojmë me përpikmëri çdo lloj transaksioni bankar që shoqatat tona kryejnë .

New York, Zurich 8 Korrik 2012