Haradinaj u kthye në Kosovë

Është kthyer në Kosovës ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Mbërritjen e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ia kanë konfirmuar KTV-së burime të ndryshme.

Ramush Haradinaj është liruar nga Tribunali për herë të dytë pas përfundimit të dëshmive dhe fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në Tribunalin e Hagës në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Lideri i AAK-së, Haradinaj, kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Tribunali të marrë vendimin përfundimtar të këtij procesi, i cili pritet të merret në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit. /Telegrafi/