Diaspora shqiptare apelon në subjektet politike shqiptare – Sygjerimet

Michigan, New York
20 Korrik, 2012

Apel Publik

Përfaqësuesve politik në takimin e inicuar nga Lidhja Demokrtike

Me 20 Korrik, 2012 në Ulqin

Diaspora e shqiptarëve në SHBA, nga trojet autoktone shqiptare në Mal të Zi, e përshëndet iniciativën për takimin e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, më synim të bashkimit të votave elektorale shqiptare në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Kanalizimi i energjisë është baza fundamentale e suksesit, por që ajo vjen me sfidat e veta. Analizuar në retrospektivë zgjedhjet e mëhershme vërejm se tentimet e tilla kan qenë çdoherë aktuale, por në forma të ndryshme varshmërisht nga ligji zgjedhor. Kjo tentativë na jep të drejt të kujtojmë, dhe krahasojmë zgjedhjet e viti 2002, kur tri partitë shqiptare lidhin koalicionin “Shqiptarët Bashkë”. Edhe pse për herë të parë, dhe në të vetmin rast të gjitha subjektet dalin së bashku me një list zgjedhore, nga 8 zgjedhjet parlamentare prej vitit 1990 ky koalicion është përkrahur më së pakti nga votuesit shqiptar, me 8,498 vota.

Nisur nga kjo analizë, mendojmë që ky takim duhet të jetë fillimi i skematizimit të disa tryezave për të arritur në një marrveshje të qëndrueshme, e cila do të ndërtohet në baza të shëndoshta, duke i marrë parasysh të gjitha elementet dhe faktorët përbërës.

Bazuar nga kjo frymë e organizimit, ne shoqatat e diasporës duke e ndier vehten pjesë të trupit zgjedhor, dhe palë me interes në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e popullit shqiptar japim sygjerimet si vijojnë:
1. Të diskutohet dhe definohet rroli i deputetit në bazë të rekomandimeve të institutit NDI në dokumentin “SFIDAT E REJA PËR MANDATIN E RI” (KLIKO) – 2006 ( të bashkangjitur)
2. Të diskutohet dhe të definohet nevoja dhe mundësia e çeljes së zyrave të deputetit në 5 rajonet shqiptare, bazuar në rekomandimet e dokumetit të lartëpërmendur nga NDI
3. Të diskutohet dhe definohet koncepti i ekipeve profesioniste për nevojat e deputetëve në fushat e Jurisprudencës, Ekonomisë, Urbanizmit, Shëndetësisë, Arsimit dhe Kulturës
4. Të diskutohet dhe përcaktohet rroli i diasporës në këtë proces
5. Në këtë takim të arrihen konkluzione për kornizën e takimeve në tryezat e ardhëshme, ku duhet të jenë pjesëmarrës edhe sektori jo-qeveritar dhe intelektualët.
6. Të caktohet dinamika e veprimit për 4 javët në vazhdim


Fondi Humanitar Malësia – New York
Shoqata Malësia e Madhe – Michigan
Fondacioni Plavë-Guci – New York
Shoqata Dedë Gjo Luli – New York
Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit – New York