Rita Ora, intervistë për herë të parë për një revistë shqiptare

E shumë kërkuara dhe e shumë adhuruara, Rita Ora, këngëtarja që po bën famë dhe nam nëpër botë, për herë të parë i ka dhënë intervistë të gjatë revistës iMedica, ku ka folur për fëmijërinë, shkuarjen në Londër, karrierën muzikore, stilin, për jetën private dhe për shumë gjëra të njohura e të panjohura deri me tani.

Rita tregon se të gjitha sukseset i ka arritur me punë dhe pasion të madh, kurse krahasimi i saj me Rihanën është një privilegj i madh, por Rita kërkon të jetë origjinale, të jetë (vetëm) Rita Ora!

“Njerëzit më urojnë tërë kohën, kurse mua më duket se jam në fillim të fillimit! Megjithatë, ndjehem e lumtur dhe e kurajuar kur njerëzit me përkrahin dhe më duan”, shprehet Rita!

Duke folur për Kosovën dhe dashurinë që ndjen ndaj saj, Rira thekson se dëshiron të kthehet saherë që ka mundësi, madje të mbajë edhe koncerte para bashkëkombësve të saj, të cilët janë të shumtë.

Ajo thekson se ka shumë kujtime nga vendi i saj, të cilat dëshiron të mos i zvetënohen, por të begatohen dhe thellohen gjithnjë e më shumë.Ajo flet për këngët e saja hit, pastaj për bashkëpunimet dhe projektet tjera të mëdha.

Duke folur për jetën private, Rita Ora tregon se ajo është sikur e çdo të riu dhe të reje, por momentet më të lumtura i ka kur gjendet në familjen e saj dhe në shoqëri të ngushtë.

Rita ka shpalosur edhe dëshirën për të luajtur në ndonjë film artistik, por për këtë pret çastin e duhur.

Në fund të intervistës, Rita Ora jep një mesazh për të gjithë adhuruesit e shumtë: “Ju falënderoj për përkrahjen tuaj. Një përqafim të sinqertë nga Rita”. /iMedica/