Betohet Nishani – Shqiptarët me president të ri

Betohet me dorë mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Presidenti i ri i Republikes zoti Bujar Nishani. “Betohem! Zoti më ndihmoftë!”, ishin fjalet e para te zotit Nishani si kreu i ri i vendit.

Pas zhvillimit te nje takimi te shkurter me Presidentin Topi ne zyren e ketij te fundit, Nishani dhe Topi u shfaqen perballe te pranishmeve, ne krye të shkallëve të presidencës të shoqëruar nga kreu Protokollit të Shtetit.Pas dëgjimit të himnit kombëtar dhe 21 të shtënave me top, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i dorezoi në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
“Sot ndihem me i privilegjuari dhe me i nderuari duke qene i zgjedhur ne postin me te larte te vendit. Qe nga ky cast mbaj mbi vete pergjegjesine me te madhe te mundshme qe mund te kete ne jeten e tij nje individ ne lidhje me vendin, shtetin, miqte dhe partneret”, tha Nishani ne ceremonine e zhvilluar ne Presidence.

Kreu i ri premtoi se do ta zbatoje me perpikmeri ligjin dhe do te permbushe çdo detyre dhe pergjegjesi kushtetuese.

“Ne besojme ne paqen dhe harmonine dhe u dergoj pershendetje te sinqerta te gjithe shqiptareve te Kosoves, te Maqedonise e Malit te Zi, Lugine te Presheves e diaspore, per gjithcka kane bere”, tha Nishani.

Kreu i shtetit shprehu bindjen se vetem duke zbatuar ligjin dhe kushtetuten do te kontribuoje qe zeri i shqiptareve te marre vleren e merituar. /Top Channel/