Kryetari i KNSH-së ngushëllon familjen Podrimja

Kryetari i KNSH-së Tahir Tahiri ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së poetit të ndjerë Ali Podrimja.

Në telegram ngushëllimi  thuhet:

E nderuar Akademi,

Me tronditje të madhe dhe dhimbje të thellë morëm Lajmin për vdekjen e poetit të madh të letërsisë shqipe, akademikut Ali Podrimja.

Vdekja e këtij poeti të madh shqiptarë me renome kombëtare e ndërkombëtare,është një humbje e madhe për gjithë kombin e artin shqiptarë, por dhe për artin e letërsinë ndërkombëtare.

Poeti i madh e i pavdekshëm Ali Podrimja, ka qenë ideator dhe pjesëmarrës i shumë ngjarjeve kulturore e artistike edhe në trevat shqiptare në Malin e Zi, dhe ne si shqiptarë të këtyre trojeve, ndiheshim të nderuar e krenarë për këtë.

Prandaj në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe emrin tim përsonal, Ju shpreh ngushllimet më të sinqerta , Ju e nderuar Akademi e Shkencave të Kosovës, familjes së poetit Podrimja,mbarë komunitetit të artistëve të Kosovës dhe gjithë atyre që e njohën e bashkëpunuan me këtë kolos të letrave shqipe.