Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka në një intervistë për televizionin lokal TVT sulmoi ashpër kryetarin e LD në MZ Mehmet Bardhin.
Ne pyetjet e gazetarit të TVT-së se si e vlerëson nismen të para disa ditësh të Bardhit rreth negociatave në mes të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet e ardhshme, Gjeka e quajti atë të vonuar.
Gjeka shkoi edhe me larg duke e cilësuar këtë nisme si politikisht të pamoralshme nga ana Bardhit i cili, sipas tij, është përgjegjës për daljen në skenë të të gjitha partive politike shqiptare këtu në Mal të Zi dhe shtoi se ai duhet të largohet.
Në takimin e parë të subjekteve politike shqiptare ku është biseduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Gjeka nuk ka qenë prezent. /Ulqini Online/