KNSH-ja uron Presidentin Nishani

I nderuar  zotëri  President   Nishani,

Në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim, pranoni urimet më të sinqerta dhe vëllazërore me rastin e emrimit Tuaj në postin më të lartë të shtetit shqiptar, President i Republikës së Shqipërisë.
Zgjedhja e Juaj President i vendit, është një e arritur e madhe e demokracisë shqiptare dhe shenjë gatishmërie e Shqipërisë për të vazhduar e sigurt drejtë së ardhmes europiane dhe integrimeve euro-atlantike.
Arritjet e shtetit Amë Shqipërisë, janë një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke përfshirë edhe neve shqiptarëve si popull autokton në trevat tona stërgjyshnore në Malin e Zi.
Duke besuar fort në personalitetin Tuaj, jemi të bindur për një udhëheqje dinjitoze të shtetit shqiptar, duke shpresuar në një bashkëpunim edhe më intensiv me faktorët politik shqiptarë  jasht kufijve të shtetit Amë, që  nënkupton edhe bashkëpunimin me  neve shqiptarët në Malin e Zi.
Me urimet më të mira për Ju personalisht dhe Republiken e Shqipërisë, në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, edhe një herë, pranoni ndjenjën  e konsideratës më të lartë dhe dëshirat më të sinqerta për suksese në detyrën Tuaj të re, në krye të shtetit.
Me nderime,
Kryetari,
Tahir Tahiri