Lajmi pȅr humbjen e Ali Podrimȅs nȅ Francȅ e mora nga Zenun Çelaj dhe mȅ shqetȅsoi shumȅ,por duke e ditur natyrȅn e tij tȅ paparashikueshme,isha pak optimist se ndoshta mund tȅ jetȅ gjallȅ. Pȅr miqtȅ dhe Familjen e tij ato ditȅ ishin tepȅr tronditȅse. Kjo humbje ringjalli kujtesȅn humbjen katastrofike tȅ mijȅra shqiptarȅve nga Kosova dhe Shqipȅria. S’ka dyshim se ato humbje tragjike i kishte pȅrjetuar rȅndȅ edhe Ali Podrimja. Ditȅt dhe netȅt e humbjes sȅ Aliut ishin njȅ ankth i vȅrtetȅ.Vetȅm ata qȅ kanȅ pȅrjetuar situata tȅ tilla dinȅ tȅ pȅrshkruajnȅ njȅ trishtim si ky. Lajmin pȅr vdekjen Ali Podrimȅs e dȅgjova prej zonjȅs sȅ tij shumȅ tȅ nderuar dhe fisnike Fitore Podrimja. Ajo mȅ tha: “Aliun e kanȅ gjet tȅ vdekur” dhe pȅr njȅ çast i humbi zȅri si pasojȅ e dhȅmbjes dhe lotȅve. Kjo zonjȅ e shkȅlqyeshme shqiptare ishte nȅ dijeni tȅ plotȅ se ne kishim qenȅ miq tȅ dashur. Pas njȅ bisede jo tȅ gjatȅ ramȅ dakord, qȅ vdekja e tij ishte e dhimbshme por e lavdishme. Ky zog shtegtar i tokȅs arbȅrore kishte fluturuar atje nȅ dheun e artit poetik pȅr tȅ kȅnduar kȅngȅt e dhembjes kombȅtare.Pavarȅsisht moshȅs dhe shȅndetit nȅ rȅnije e sipȅr si trim qȅ ishte kȅrkonte tȅ aktronte nȅ teatrin poetik tȅ Mesdheut, atje nȅ vapȅn mesdhetare tȅ Galisȅ. Aliu ynȅ ishte poet dhe aktor. Asnjȅ poet shqiptar, ose edhe i huaj nuk mund t’i recitonte aq bukur vargjet e veta. Kam dȅgjuar, bile edhe recitimet e Gjergj Fishtȅs e shumȅ poetȅve tȅ tjerȅ por ata nuk kishin fuqinȅ e aktrim tȅ Ali Podrimȅs. Pȅr kȅtȅ poet tȅ madh kisha dȅgjuar para 50 vjetȅsh, nȅ gjimnazin e Gjakovȅs, ku kishte qenȅ gjimnazist. Djemtȅ si Ali Podrimja ishin lajmȅtarȅ tȅ lirisȅ. Bile Gjakova e tij ishte shndȅrruar nȅ njȅ vatȅr manifestimesh poetike. Ata ishin njerȅzit mȅ tȅ adhuruar nȅ shoqȅrinȅ shqiptare.Poezia ȅshtȅ njȅ gjini letrare hyjnore. Pak njerȅz e kanȅ kȅtȅ dhunti,por ata qȅ e kanȅ janȅ tȅ nderuar. Nuk e di pse por pȅr poetȅt kisha mȅ shumȅ dashuri se pȅr artistȅt e tjerȅ. Kjo dashuri mȅ çoi nȅ miqȅsi me Martin Camaj dhe Bardhyl Pogonin tȅ cilȅt kaluan nȅ amshim shumȅ vjet mȅ parȅ,Martini nȅ dheun e Gjermanisȅ,ndȅrsa Bardhyli nȅ tokȅn e Amerikȅs. Pas shuarjes sȅ tyre fizike kȅrkova njȅ poet tjetȅr shqiptar dhe mȅ nȅ fund e gjeta. Ai ishte Ali Podrimja. Pȅr shqiptarȅt e Amerikȅs ishte emȅr i nderuar. Çdo revistȅ dhe gazetȅ shqiptaro-amerikane i botonte shkrimet dhe poezitȅ e tij. Shkroi dhe bashkȅpunoi rregullisht me gazetȅn shqiptaro-amerikane “Illyria” tȅ New York-ut. Ali Podrimja dhe Ismail Kadare janȅ lexuar mȅ shumȅ nȅ kȅtȅ gazetȅ se shkrimtarȅt ose poetȅt e tjerȅ. Esetȅ e Ali Podrimȅs janȅ tȅ veçanta. Duke i lexuar ato fitova respektin pȅr kȅtȅ poet patriot. Proza e tij pȅr mua ishte mȅ e lehtȅ sepse poezia ishte moderne dhe nȅ shumicȅn e rasteve nuk kisha fuqi intelektuale pȅr t’a shijuar. Pas mbarimit tȅ Luftȅs nȅ Kosovȅ, Robert Elsie mȅ shkroi njȅ letȅr dhe mȅ propozi botimin shqip-anglisht tȅ veprȅs poetike tȅ Ali Podrimȅs “WHO WILL SLAY THE WOLF”(kush do ta vrasȅ ujkun) siç e kisha botuar edhe “Kanunin e Lekȅ Dukagjinit”. Pranova ofertȅn e tij dhe ramȅ dakord pȅr botim. Ky vȅllim poetik qȅ ȅshtȅ ndoshta botimi mȅ elegant i Ali Podrimȅs,doli nga shtypi nȅ pranverȅ tȅ vitit 2000 dhe nȅ qershor tȅ atij viti shkova nȅ Kosovȅ pȅr herȅ tȅ parȅ pas 25 vjetȅsh dhe ia solla Ali Podrimȅs kȅtȅ botim pȅr tȅ cilȅn u gȅzua sikur t’i kishte lindur edhe njȅ djal.Mȅ pȅrqafoi disa herȅ dhe atȅ ditȅ u bȅmȅ miq tȅ pȅrjetshȅm. Nuk ishim takuar asnjȅherȅ mȅ parȅ. Kisha dȅgjuar se ȅshtȅ poet i madh.Nȅ qytetin e tij tȅ lindjes kisha mbaruar gjimnazin,prej tȅ cilit u largova me pȅrshtypje shumȅ tȅ mira. Gjakovarȅt ishin qytetarȅ tȅ vȅrtetȅ. Nuk ishin krahinorȅ dhe as fanatikȅ fetarȅ. Kȅshtu qȅ u ndjeva mirȅ me Ali Podrimȅn. Aliu ishte kryelartȅ pȅr qytetin e tij tȅ lindjes dhe asnjȅ herȅ nȅ jetȅn e tij nuk mȅ tha njȅ fjalȅ tȅ keqe pȅr Gjakovȅn dhe as pȅr qytetarȅt e saj. Bile as pȅr ata qȅ kishin shȅrbyer nȅ detyrat mȅ tȅ larta tȅ Jugosllavisȅ. E bȅnte kȅtȅ nga fisnikȅria e jo nga hipokrizia.Pavarȅsisht se jam qytetar i Amerikȅs kryesisht i New York-ut tash 42 vjet,ndjehesha inferior ndaj qytetarit gjakovar Ali Podrimja. Mȅ ȅshtȅ lutur disa herȅ tȅ shkruaj pȅr Gjakovȅn e tij tȅ dashur. Vazhduam lidhjet me ndonjȅ ndȅrprerje tȅ shkurtȅr. Prerjet e lidhjeve telefonike e shqetȅsonin shumȅ,kȅshtu qȅ menjȅherȅ shkonte tek miqtȅ e mi nȅ Prishtinȅ dhe pyeste pȅr mua. I lutej, sidomos Myrteza Kadȅs pronarit tȅ Firmȅs “Kada Books”qȅ t’i bȅja telefon. Kȅshtu i rivendosnim lidhjet dhe vazhdonim pȅr vite tȅ tȅra pa ndȅrprerje. Gjatȅ bisedȅs pyetja e tij e parȅ ishte:”Ç’ka kemi atje në Amerikë”? “Ç’ka thotȅ Amerika pȅr Kosovȅn”? “Kosova pa Amerikȅn nuk ka shpȅtim”.”Amerikanȅt janȅ trima e fisnikȅ” “Zoti e bekoftȅ Amerikȅn”! Njȅ herȅ ia tregova thenijen e famshme tȅ Abraham Lincolnit: “Amerika ȅshtȅ shpresa e fundit e njerȅzimit” dhe Aliu e citonte kȅtȅ fjali kudo. Ishte intelektuali shqiptar mȅ proamerikan qȅ kam parȅ ndonjȅherȅ,pavarȅsisht se asnjȅherȅ nuk kishte qenȅ nȅ Amerikȅ. E ftova pȅr vizitȅ, por jo sot jo nesȅr dhe shkoi nȅ amshim pa e parȅ kȅtȅ vend. Ndȅrsa pȅr Evropȅn nuk fliste mirȅ. Pȅrkundrazi gjithmonȅ ankohej pȅr padrejtȅsitȅ evropiane ndaj shqiptarȅve. Ali Podrimja gȅzonte nga udhȅtimet brenda e jashtȅ atdheut. Çdo pȅllȅmbȅ e tokȅs shqiptare pȅr Aliun ishte e shenjtȅ. Nȅ poezi, nȅ shkrime dhe nȅ jetȅn e pȅrditshme ndjente dhȅmbje tȅ madhe pȅr trojet tona tȅ humbura. Asnjȅ poet ose intelektual shqiptar nuk ka bȅrȅ kaq udhȅtime tȅ vȅshtira nȅpȅr trojet e Arbȅrisȅ.Fjalori i tij poetik ishte i veçante pȅr trojet etnike. Nuk kishte frikȅ lartȅsitȅ,ose ujȅrat e rrȅmbyeshme dhe as motin e keq. Hidhej kokȅ poshtȅ prej urave dhe shkȅmbijȅve mȅ tȅ larta tȅ bregdetit. Nȅ ato fluturime merrte formȅn e njȅ shqiponje. E shikonin tȅ gjithȅ pȅr mrekulli. Udhȅtoi natȅ e ditȅ nȅpȅr Evropȅ si George Byroni. Poeti ynȅ ishte kalors i poezisȅ ashtu siç ishte edhe poeti i madh britanik Lord Byroni,dhe tȅ dy gjetȅn vdekjen nȅ rrethana tragjike. Kurdo kthehej nȅ Kosovȅ nga qytetet evropiane mȅ tregonte pȅr trimȅritȅ e tij nȅ mitingjet e poezisȅ. Tregonte pȅr vargjet poetike dhe kritikat qȅ u kishte bȅrȅ grekȅve nȅ Athinȅ, pastaj nȅ Romȅ , nȅ Paris dhe nȅ Berlin . Unȅ pohonte Aliu: Jam “ambasadori mȅ i mirȅ i Kosovȅs” dhe qeshej. Por kȅto i bȅnte pȅr shaka sepse nuk kishte pretendime pȅr asnjȅ detyrȅ jashtȅ Kosovȅs. Pȅr Parisin dhe Ulqinin kishte shumȅ kujtime tȅ gȅzuara dhe tȅ hidhura. Nȅ qytetin bregdetar shqiptar kishte kaluar ditȅ dhe netȅt mȅ tȅ mira. Ndȅrsa Parisin e kujtonte pȅr atȅ dhȅmbje tȅ madhe tȅ jetȅs. Atje kishte pȅrjetuar dȅshpȅrim tȅ madh pȅr djalin e tij jetȅshkurtȅr Lumin e vogȅl, pȅr tȅ cilin shkroi njȅ epope tȅ tȅrȅ. Gjithmonȅ mȅ kujtonte atȅ vargun tragjik tȅ rilindasit shqiptarȅ: “Ditȅn qȅ vdiqe ende nuk tȅ kam parȅ, lotȅt qȅ kam derdhur ende nuk janȅ tharȅ”.Ndonjȅherȅ kam biseduar me tȅ nȅ lidhje me kȅtȅ dhembje dhe shȅrimin e saj. Jo tregonte Aliu kjo plagȅ nuk shȅrohet kurrȅ dhe aty merrte fund biseda jonȅ pȅr Lumin. Pȅr shumȅ lexuesȅ shqiptar qȅ nuk e kanȅ lexuar poemȅn “Lum Lumi” po citojmȅ vetȅm disa vargje tȅ kȅsaj:
FLETЁ E BARDHЁ:
Mbi tavolinȅ
Fletȅ e bardhȅ Aty do shkruar:
Lum Podrimja vdiq mȅ 29 Shtator 1982.
Po unȅ nuk mund ta nȅnshkruaj vdekjen tȅnde
Tȅ ndjej nȅ qȅnie si lȅviz si merr frymȅ
Tȅ shoh nȅ jetȅ gjithkund tȅ prek
Vdekjen tȅnde nuk mund ta nȅnshkruaj voglush
Varrmihȅsit le ta qesin emȅrin
Ose bardhȅsia tȅ mȅ mbulojȅ
Edhe mua tȅ tȅrin.
Ulpianȅ,tetor, 1982.
Javȅn e kaluar, 30 vjet mȅ vonȅ vdiq baba i Lumit dhe autori i “Lum Lumit”. Ky na kujton edhe poetin arbresh Zef Serembȅn. Kȅshtu i kishte dhȅnȅ fund jetȅs edhe Leon Tolstoi. Ai nga tȅ ftohtit e Siberisȅ ,ndȅrsa Aliu ndoshta nga vapa e Mesdheut. Poetȅt janȅ njȅ gjini e veçantȅ njerȅzore. Ata nderohen sidomos nȅ vdekje. Nȅ mortin e Viktor Hugo kishin marrȅ pjesȅ mȅ shumȅ se dy milionȅ veta. Kam dȅgjuar shumȅ edhe pȅr ceremoninȅ mortore tȅ Gjergj Fishtȅs dhe tȅ disa poetȅve tȅ tjerȅ shqiptarȅ. Nderime tȅ tilla meriton edhe Ali Podrimja. Meriton sepse la pas njȅ trashgȅmi tȅ madhe kulturore. Vargjet e tij poetike janȅ monumentale,janȅ tȅ nobelueshme. O mik i dashur prehu i qetȅ nȅ amshim nȅ dheun tȅnd tȅ Kosovȅs qȅ aq shumȅ e deshe.