Sesioni shkencor “Plava dhe Gucia ndër shekuj”

Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë  së Shqipërisë, Shoqata “ALPET SHQIPTARE”, organizoi SESIONIN SHKENCOR “PLAVA DHE GUCIA NDËR SHEKUJ DHE  ÇËSHTJA  KOMBETARE”.

Sesioni shkencor u mbajt më 27-29 korrik 2012, në Shtëpinë e Kulturës në Plavë.

Në këtë sesion shkencor morën  pjese përfaqësues të Instituteve historike nga Tirana dhe Prishtina, përfaqësues të Arkivit Shtetëror nga Tirana, si dhe shumë pjesëmarrës tjerë të nderuar. Me këtë rast  u dëgjuan fakte historike lidhur me këtë trevë, të cilat nuk kishin pas rast të dëgjohen me parë.

Kryesia e punës ishte e përbëre nga:
–     Prof. Dr. Jusuf Bajraktari
–       Tahir Gjonbalaj
–       Akademik Marenglen Verli
–       Zonjusha Hasnije Kukaj – Gjonbalaj

Në emër të organizatorit, “Alpeve Shqiptare”  fjalën e rastit e  mbajti  Tahir Gjonbalaj, i cili duke përmendur Luftën e Nokshiqit, betejën e humbur të Mark Milanit , luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore dhe pushtimin definitiv të Plavës nga mali i Zi, në fund të vitit 1919, pastaj Komitetin kombëtar për mbrojtjen e Kosovës me seli në Shkodër si dhe Luftën e  Dytë  Botërore, ndër të tjerat tha se populli shqiptar duhet ta mësoj ta dijë historinë, sepse aj popull që e harron historinë detyrohet ta përsërisë, “Ne nuk jemi kundër kurrkujt, mirëpo duam ta mbrojmë vetën dhe atë e kemi obligim.

Në sesionin e parë u paraqiten:

Akademik Marenglen Verli – “Vështrim rreth kontributit të Plavë – Gucisë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare”.
Prof Dr. Jusuf Bajraktari – “Qëndresa e Plavë-Gucisë kundër Malit të Zi në kohën e LSHP-së”
Hasnije Kukaj – Gjonbalaj lexoi fjalën përshëndetëse të Idriz Lamaj i cili jeton në SHBA
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi – “Plavë–Gucia në dokumentet e shekulli XVII”
Prof. Dr. Mevludin Dudiq – Rektor i Universitetit të Novi Pazarit
Prof Dr. Isa Bicaj – “Pushtimi i Plavë – Gucisë nga Mali i Zi me 1912-1913”
Prof Dr. Seit Mancaku – “Indentiteti gjuhësor i Shqiptarëve të Plavë – Gucisë”
Prof Dr. Frasher Demaj – “Alternativat e diplomacisë së Fuqive te Mëdha Për Kufirin Shqiptaro – Malazez Në Konferencën E Ambasadorëve në Londër”

Në sesionin e dytë u paraqiten:

Prof. Dr. Zymer Neziri – “Lahutarët e Vuthajve dhe të Martinajve në fondet arkivore Amerikane”
Halil Buçpapaj – “Vlera dhe kontribute atdhetare shqiptare në Plavë e Guci”
Ibrahim Hajdarmataj – “Kontributi i Malësisë së Gjakovës në Plavë e Guci në vitin 1912”
Mr. Endrit Musai – “Ekspozita e Arkivit Qendror të Shqipërisë ( AQSH) Plava dhe Gucia në dokumentet e AQSH-së”

Fjalen e mbylljes e  mbajti Prof. Dr. Jusuf Bajraktari.

Albert Camaj

FOTOGRAFITË