Pjesa më e madhe e Malësisë ishte pa rrymë elektrike rreth 20 orë, nga dje pasdite deri sot rreth mesditës.
Sot me ardhjen e rrymës, nga tensioni shumë i dobët, kemi informata nga tereni se mjaft amvisëri pësuan dëme në aparate amvisërie siç janë frigoriferët etj.
“Për dëmet të cilat i shkakton tensioni i rrymës i cili është shumë i dobët, nuk përgjigjët askush, kurse ushqimet të cilat i kishim në frigorifer, siç janë mishi etj, tani mbas 20 orë pa rrymë duhet ti gjuajmë, pasi ato mund të jenë të prishura. Rrymën e paguajmë më shtrenjtë se krejt rajoni, por pa rrymë jemi pothuaj çdo ditë, së paku disa minuta apo orë, e jo radhë edhe me ditë”, shprehet një banorë i cili dëshiron të mbetet anonim.
Korporata Elektrike e Mali të Zi njoftoi se nga sot rryma do të kushtoj më shtrenjtë, 1 kilovat rrymë elektrike në vend të 7.68 cent do të kushtoj 8.13 cent.
Nga dita e djeshme edhe derivati i naftës është shtrenjtuar për 8 cent, ku 1 litër eurodizel kushton 1 euro e 33 cent. /Malesia.Org/