Ashtu si edhe 11 vitet e kaluara, edhe këtë verë, të dymbëdhjetën herë me radhë do të zhvillohet evenimenti i preferuar i rinisë sonë, tashmë tradicional “Malesia Party”. Si gjithmonë, kjo është një mbrëmje e muzikës moderne elektronike me DJ (dixhej) të respektuar dhe profesionist. Këtë vit mysafiri special i mbrëmjes do të jetë DJ Vin Veli, i cili është edhe dixheji më i kërkuar në Shqipëri..
Kjo është një garanci që premton se edhe këtë vit “Maleisa Party” do të jetë një mbrëmje e paharrueshme. Hapjen e mbrëmjes (warm up) do ta bëjnë DJ Nicky B. Lokacioni, si edhe vitin e kaluar është Restorant Troja në Tuz, me fillim në ora 21:00. Hyrja kushton 3 €, kurse femrat do ta kenë hyrjen e lirë nga ora 21:00 – 21:30.
Falënderojmë Shoqatën “Dedë Gjo’ Luli” nga New York-u si dhe Auto pjesë “ALCRO” nga Malësia, të cilët me donacionet e tyre na ndihmuan të mbulojmë një pjesë të shpenzimeve të këtij evenimenti.
Mirupafshim!
Malesia.Org