Deputetet shqiptarë ne Parlamentin e Malit te Zi, Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj, para disa ditëve kane dorezuar në Kuvendin e Malit te Zi propozimin per ndryshimin dhe plotesimin e ligjit mbi organizimin teritorijal te Malit te Zi si dhe studimin/elaboratin mbi arsyetueshmerine e ndryshimit territorial që ka të bëjë me qendrueshmërinë e komunës së Tuzit si e pavarur.
Në lidhje me këtë deputeti nga radhët e partisë në pushtet Nikollë Gegaj për të përditshme DN shprehet se një akt i tillë mu para zgjedhjeve parlamentare nuk është gjë tjetër veç marketing politik.
Poashtu, Gegaj kujton për ekzistencën e një marrëveshtje politike në mes PDS dhe UDHS se deri me2014 do të organizohet një referendum konsultativ për këtë temë por pa thënë se çfarë ndikimi do të ketë ai referendum në finalizimin e kësaj çështjeje.
Komuna e pavarur e Tuzit është bërë tashmë njëra nga temat që nuk mungon asnjëherë sidomos në kohën parazgjedhore. /Ulqini Online/