100-vjetori i çlirimit të Shkupit (foto – video)

Në 100-vjetorin e çlirimit nga forcat turke, Shkupi është vlerësuar si kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve, nga pasardhësit e partiotëve që një shekull më parë e çliruan Shkupin. 

Deputeti kosovar Nijazi Idrizi, si përfaqësues i familjes së patriotit shqiptar Idriz Seferi, tha se Shkupi është qytet që bashkon emocionalisht të gjithë shqiptarët.

“Shkupi ka qenë brengë e veçantë e të parëve tanë sepse ata e kishin frikën këtu sepse dyshonin se ndryshonte rrjedha e historisë, rrjedha e fatit të tyre. Shkupi është një udhëkryq ku i grumbullon të gjithë njerëzit, vendet tona i bashkon, ky është realisht kryeqyteti emocional i shqiptarëve. Ndoshta Tirana mund të jetë kryeqytet i Shqipërisë, Prishtina i Kosovës, por kryeqyteti i shqiptarëve është Shkupi. Ky është kryeqyteti ynë emocional”, theksoi Idrizi.

100-vjetori i çlirimit të Shkupit u shënua të dielën (12 Gusht) me një sërë aktivitetesh që nisën nga shtëpia memoriale e Nënë Terezës ku u mbajt një meshë në gjuhën shqipe për nder të atit të saj, Kolë Bojaxhiut.
“Dashuria fillon në shtëpinë e prindërve, ajo gjallëron në familje, si mungesë e dashurisë familjare sot kemi aq shumë vuajtje dhe mjerim në botë. Prandaj apeli është i qartë dashuria duhet të rritet dhe të kultivohet sikurse fëmija në gjirin familjar”, theksoi Don Viktor Sopi, Ipeshkvi e Kosovës.

Postat e Maqedonisë promovuan edhe një pullë postare me motive nga orkestra ‘Zana e Maleve’ që u themelua nga patrioti Kolë Bojaxhiu, për pritjen e çlirimtarëve të Shkupit.

Rafiz Haliti, drejtor i Postave të Maqedonisë, u shpreh: “Postat e Maqedonisë sollën vendim që në kuadër të manifestimeve për shënimin e 100-vjetorit të qytetit Shkupit të shtypet pulla postare ku është prezantuar grupi muzikor ‘Zana e Maleve’, grup i cili ka pritur në sheshin e Shkupit kryengritësit shqiptarë.”

100 vjetori i çlirimit të Shkupit gjatë kësaj dite u shënua edhe me një sërë aktivitetesh të tjera, sikurse parakalim i anëtarë të familjeve kryengritëse, i cili filloi nga kompleksi Princ deri tek Përmendorja e Skënderbeut në Çarshi. Po ashtu, për ata u organizua një drekë solemne, program për dekorimin dhe ndarjen e mirënjohjeve familjeve të njohura të patriotëve si Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit etj. Kjo ditë u  mbyll me një Koncert në Kalanë e Shkupit. /TCH/ /AlSat/

                                                P r o g r a m i :

-Ora 12.00- Meshë në Kishën katolike për nderë të 100 vjetorit të themelimit të bandës muzikore “ Zani i maleve ” nga Kolë Bojaxhiu ( Instituti Albanologjik )

-13.30 – Promovimi i pullës postale “ Zani i Maleve ”( Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni )

-Ora 17.00  Inskenimi i marshimit të kryengritësve shqiptarë nëpër qendër të Shkupit ( Nisja nga marketi Princ dhe destinacioni i fundit sheshi Skënderbe ). Marshit të çlirimit do ti prinë Shoqata e Motoristëve Dardania.

– Ora19.00. – Pritja e pinjollëve të kryengritësve në afërsi të Kalasë së Shkupit 

-Ora 19:48 – Iftar i përbashkët në Kalanë e Shkupit 

-Ora 22:00 – Koncert i madh muzikor në Kalanë e Shkupit me yjet e estradës: Dafina Zeqiri, Zanfina Ismajli, Adrian Gaxha dhe Tuna( Lëvizja Studentore Dardania ).Ndarja e mirënjohjeve familjeve që kontribuan gjatë këtyre 100 – viteve për çështjen kombëtare. Manifestimi përmbyllet me fishekzjarrë.

  Manifestimet mbështeten nga Komuna Çair

……………………………………………………………………………………………………………………………….. 

Perfaqesuesit e familjeve  te merituara për shtetformimin  Shqiptar
(Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe Flamurit Kombëtar, si dhe me rastin e 100 vjetorit të Çlirimit të Shkupit, familjeve pasardhëse u ndanë mirënjohje dhe dekorata “Skënderbe”)

ISMAIL QEMALI –
HASAN  PRISHTINA – Mehmet Prishtina
ISA BOLETNI – Gazmend Boletini
BAJRAM CURRI – Pal Lekaj
LUIGJ GURAKUQI-
SYLEJMAN VOKSHI-
HAXHI ZEKA – Kryetar Ali Lajçi
DED GJON LULI  – Gjon Dedvukaj
TRINGA E SMAJL MARTINIT – Robert GJ. Ivezaj
IDRIZ SEFERI – Deputet- Njazi Idrizi
AZEM dhe SHOTE GALICA – Qamil Sahiti
HISEN TERPEZA  – Kryetari- Agim Aliu ( Ferizaj )
AHMET DELIJA – Adem Ahmeti

ADEM  JASHARI  – Murat Jashari
GJENERAL TOM BERISHA- dr. Martin Berishaj
UKSHIN HOTI –  Afrim Hoti
RAMUSH HARADINAJ – Daut Haradinaj
FEHMI LLADROVCI  –  Ramiz Lladrovci
ILAZ KODRA  –      Rifat Kodra
KUVENDI I JUNIKUT – Kryetar Agron Kuqi
LIDHJA E PRIZRENIT – Kryetari i Komunes se Prizrenit

(kliko për ta zmadhuar)