Maria Gjokaj Miss Malësia 2012 (foto)

Tuz – Malësi – Më 17 Gusht 2011 në restorantin Belveder u zhvillua spektakli i bukurisë Miss Malësia 2012.

Në këtë konkurs bukurie u paraqitën 10 vajza nga Malësia, Shqipëria dhe Diaspora.

Mbrëmja ishte e gërshetuar me këngët më të bukura të këngëtarit të mirënjohur Nikollë Nikprelaj, ndërsa mysafir ishte këngëtari nga Kosova Korab Shaqiri, kurse programi u udhëhoq nga Esmeralda Raiçeviq.

Për të përzgjedhur vajzat me çmimet përkatëse ishte juria e përbërë nga  Gjyste Lulgjuraj, Anita Nikaj, Korab Shaqiri, Rifo Dreshaj dhe Robert Gj. Ivezaj.

Vëndin e tretë e zuri – Tatiana Elezoviq,
vendin e dytë – Violeta Gjokaj,
kurse Miss Malësia 2012 u shpall Maria Gjokaj.

Miss Diaspora u zgjodh Violeta Dedvukaj kurse Miss Publiku Anella Tuzoviq.

Për Miss Malësia 2012 sponsor ishte Rifo Dreshaj.

 FOTOGRAFITË