Robert Sinishtaj polici shqiptar nga Nju Jorku që parandalojë masakrën duke goditur për vdekje vrasësin

Me datën 24 gusht në orët e mëngjesit në afërsi të Empire State Building në Nju Jork, Jeffrey Johnson(58) qëlloi për vdekje ish shefin e vet, 41 vjeçarin Steven Ercolino. Sipas disa raportimeve Johnson me profesion dizajner veshjesh për gra kishte 6 vjet që punonte për Hazard Imports, ku para një viti Ercolino u bë shkas për pushimin e tij nga puna.

Pas vrasjes me tre plumba në kokë Johnson kishte tëntuar të largohëj, por një deshmitarë i vrasjes kishte lajmëruar dy policët, Robert Sinishtaj dhe Craig Matthews të cilët filluanë ta ndjeknin vrasësin. Policët tëntuan ta ndalonin Johnson, por ai nuk iu bind urdhërave të tyre dhe nxorri pistoleten të cilën e drejtojë nga ata. Siç raportojnë gazetat e Nju Jorkut Sinishtaj dhe Matthews e kanë qelluar për vdekje agresorin me 16 plumba duke parandaluar kështu një tjetër masakër në Amerikë.

I lindur në Bronks të Nju Jorkut, nga prindër të emigruar nga Malësia, Robert Gjokë Sinishtaj është policë me karierë afro 20 vjeçare, i shquar për sjellje të mirë dhe korrekte, Roberti është munduar çdo herë ti shërbejë komunitetit në mënyrën më të mirë të mundshme duke e vënë jo pak herë jetën e tij në rrezikë.
D.S.